E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet vendimi për dërgimin e paqësorëve ukrainas në Kosovë

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar sot dekretin e presidentit Viktor Janukoviç pjesëmarrjen e kontingjentit ukrainas të forcave paqësore nga ky vend në Kosovë.

Sipas dekretit të presidentit, financimi i mjeteve të nevojshme për këtë mision ndërkombëtar në Kosovë do të bëhet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi.

Sipas agjencisë Ukrinform, ato mjete janë të dedikuara për sigurimin e aktiviteteve të forcave të armatosura ukrainase dhe trajnimin e atyre trupave./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›