E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet për nevojën e intervenimit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi të enjten se, pas vrasjeve të përditshme në Siri po forcohet nevoja për veprime më të ashpra ndërkombëtare atje. Megjithatë, Clinton theksoi se për një ndërhyrje ushtarake nevojitet një mbështetje ndërkombëtare, përfshirë këtu atë nga Rusia.

Derisa po fliste para studentëve në Kopenhagë, Clinton përkujtoi se ishin OKB dhe mbështetja ndërkombëtare ato që, në vitin e kaluar, bënë të mundur ndërhyrjen e koalicionit kundër regjimit libian të Muamer Gaddafit. Mirëpo, në rastin e Sirisë, sipas Clinton, gjërat po bëhen më të vështira.

Sipas saj, “çdo ditë që po kalon vetëm sa po e forcon argumentin" për një ndërhyrje ushtarake, edhe pse Moska ende nuk është bindur për të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›