Ultimatum i çuditshëm Assadit

Koloneli i FSA, Qassim Saadeddine, deklaroi se, po qe se “deri të premten pasdite” nuk merr një përgjigje nga pushteti sirian, atëherë FSA “nuk do të ndjehet më e obliguar për implementimin e planit paqësor”.
Por, problemi është se, të paktën duke u bazuar në raportet e monitoruesve të OKB, kjo ushtri as deri më tani nuk i është përmbajtur armëpushimit, kështu që as kërcënimi i fundi nuk duket që ka ndonjë kuptim substancial.
Për më tepër, në ultimatumin e FSA, nga ushtria siriane kërkohet që të tërhiqet nëpër kazerma – gjë që ka pas mundësi të ndodhë.
"Qeveria duhet të respektojë armëpushimin dhe që forcat, tanket dhe artilerinë t’i tërheq menjëherë nga qytetet dhe nga rrugët. Gjithashtu, regjimi duhet që, nëpërmjet OKB, të hyjë ne negociata serioze, nga të cilat do të rezultojë dorëzimi i pushtetit në duar të popullit”, shtoi Saadeddine.