E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, arrestohet punonjësi i KESH-it

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një punonjës të KESH-it, pasi sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, punonjësi i KESH-it është kapur në flagrancë, duke vjedhur karburantin që përdorej nga antenat e një kompanie telefonie.

Mësohet se shtetasi Mhill Rica, 55 vjecc nga Ulza është vënë në pranga, pasi në mjetin e tij të punës është gjetur një sasi e konsiderueshme karburanti, ndërsa mendohej se ka përdorur pikërisht mjetin e punës për të vepruar.

Vjedhjet e ndodhura në mënyrë të vazhdueshme në pikat ku janë të instaluara antenat e telefonisë në zonën e Mirditës kanë vënë në lëvizje uniformat blu për të mbajtur nën kontroll këtë zonë, duke identifikuar dhe më pas arrestuar autorin e ngjarjes.

Punonjësi i KESH-it kohët e fundit kishte shfaqur dyshime në lëvizjet e tij me makinën e punës. Gjithashtu policia bën të ditur se ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin po transportohej karburanti i vjedhur. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë se rrethit gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›