E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stop pirjes së duhanit në punë, shpenzim parash!

Mjaftë me pauzën e shkurtër të lënies së duhanit. Kjo procedurë kushton kohë, para dhe diskriminon jo-duhanpirësit. Të paktën kështu mendojnë kompanitë gjermane të cilat na sjellin disa sugjerime, kjo duke i’u referuar të gjithë konsumatorëve.

Këshilla që sugjeron kompania është që të ndalohet pirja e duhanit gjatë pushimit. Ndonëse të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhani është i dëmshëm për shëndetin, shumë pak e dinë se pirja e një cigareje shkatërron rreth 2.5 miligram vitamin C në trupin e njeriut, kur dihet se kjo vitaminë ka rol kryesor në imunitetin e organizmit.

Përgjithësisht shumica e njerëzve kanë probleme për ta larguar pirjen e duhanit, pasi duhani përmban një subsancë narkotike e cila Nikotinë.

Federata Gjermane e Shoqatave të cilat përfaqësojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani, kanë kërkuar që ato të ndalojnë cigaren gjatë orarit të punës, pasi kjo ulë në masë të madhe produktivitetin në punë.

Presidenti i Shoqatës së Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Mario Ohoven, ka deklaruar për Bild, se duhet ti japim fund pirjes së duhanit gjatë orarit të punës. Për të, kjo pauzë kushton para për kompanitë dhe pengojnë procesin e prodhimit. Megjithatë ky apel i hapur anti-duhan është ndjekur nga një valë protestash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›