Haxhinasto-Hoxhaj Nuk mbeshtesim veprimet ekstremiste
Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë kanë deklaruar nga Tirana, qëndrimin e përbashkët, kundër aksionit të lëvizjes "Vetëvendosja" për bllokimin e kufijve me Serbinë, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë. Aksioni i Vetëvendosjes është paralajmëruar nesër për bllokimin e kufirit me Serbinë
Shefi i diplomacisë shqiptare, Haxhinasto ka deklaruar se: “Nuk mbështesim asnjë veprim ekstremist në Kosovë pasi kjo nuk është rruga dhe fryma europiane për të zgjidhur problemet”. Ndërsa homologu i tij Enver Hoxhaj u shpreh se “Çdo sjellje e dhunshme, çdo akt kundër Kushtetutës është i papranushëm nuk është një qasje europiane. Edhe qytetarët nga Shqipëria që lëvizin drejt Kosovës janë kundër interesit të shtetit. Nuk duhet të imitojmë askënd në Ballkan por të sillemi si një shtet demokrat dhe europian. Akte dhe veprime të tilla për qeverinë e Kosovës janë të papranueshme dhe ne në çdo formë jemi kundër bllokimit nëmënyra të pa imagjinuara të pikave kufitare”
Ndërsa Ministri Haxhinasto deklaroi se mbështeste qeverinë e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe bëri thirrje që marrëveshjet e arritura në këtë dialog të zbatohen “Mbështesim qeverinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, por pritshmëria është që marrëveshjet e arritura në proceset e dialogut teknik të zbatohen. Plani Ahtisari është e vetmja alternativë që duhet ndjekur për të arritur standardin e bashkëjetesës për veriun e Kosovës”
Shefi i diplomacisë kosovare ndodhet sot në Tiranë me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë vizitës dy ditore në Tiranë, Hoxhaj do të zhvillojë takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama, si dhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe akademike në Shqipëri.