Debati për partinë e re, Topi:Sforcohet vetëm me aludime

Bamir Topi nga Erseka ka deklaruar se do ti përmbushë detyrimet e tij deri në fund të mandatit të tij. i pyetur nga mediat lidhur me çështjen e partisë së re, presidenti Topi tha se e ka dhënë përgjigjen e tij më parë për këto aludime.
“Do vazhdoj deri në fund do zbatoj me rigorozitet detyrën e Presidentit dhe vendimet kushtetuese. Çdo lloj aludimi tjetër është i kotë”, tha Topi ndërsa shtoi se pasi t`i japë fund Presidencës i takon të flasë për të ardhmen e tij në politikë.
Presidenti Bamir Topi ishte në Ersekë ku kreu një vizite pune në bashkinë e Ersekës, ku u njoh më nga afër me problematikat kryesore të qytetit. Gjatë kësja vizite kreu i shtetit ka nderuar me titullin " Nderi i kombit" dy figurat e rilindjes shqiptare Jani Vreto dhe Petro Nini Luarasi. Po ashtu kreu i shtetit dhe Zonja e Parë u ndalën për të vizituar edhe Muzeun e qytetit, ku janë të ekspozuara dokumente faktike të historisë shqiptare e kryesisht kolonjare nëpër shekuj.