Funksionimi i FA, PS kërkon interpelancë më ministrin Imami
TIRANE - Partia Socialiste dorëzoi në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, në lidhje me “Zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”. Interpelanca është kërkuar nga deputeti socialist Pirro Lutaj.
“Thërritet për të dhënë shpjegime dhe paraqitur qëndrimin e Qeverisë, zoti Arben Imami, Ministër i Mbrojtjes lidhur me “Zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”. Në interesin e kësaj interpelance përfshihet zbatimi i ligjit “Për Gradat”, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit.”; zbatimi i ligjshmërisë në ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës dhe i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i F.A.”- shkruhet në kërkesën e Partisë Socialiste, e cila iu dërgua sot kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
(er.nu/BalkanWeb)