E Diel, 1 Nëntor 2026

Masazhatori akuzon John Travolta-n: Më ngacmoi seksualisht

SHBA – Një masazhator nga Beverly Hills akuzon aktorin John Travolta për ngacmime seksuale dhe kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Siç raporton agjencia Reuters, specialisti i masazheve, pretendon se aktori i ka prekur organet gjenitale dhe ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me të, gjatë një seance masazhi në një hotel në Kaliforni, në datën 16 janar.

Avokatët e aktorit John Travolta i cilësuan akuzat si gënjeshtra të pabazuara në fakte. Sipas tyre, aktori nuk ndodhej në Kaliforni në datën 16 janar të këtij viti. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›