E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria superfuqi e energjisë së rinovueshme

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në një konferencë me bizneset për energjinë. Kreu i qeverisë deklaroi se energjia mbetet prioritet madhor i qeverisë, ndërsa e vuri theksi tek sigurimi i i energjisë së rinovueshme.

“Do shndërrojmë në vlera asetet e këtij vendi. Shfrytëzimi i ujërave për energji elektrike është dhe do mbetet ndër përparësitë më madhore. Asgjë më të rëndësishme se energjia nuk ka në këtë vend, energjia sot është problemi më madhor në Europë dhe në botë, do vazhdojë të mbetet problemi më madhor për tu zgjidhur. Rendja pas energjisë lehtësisht të siguruar është rendje drejt pasojave të pashmangshme të klimës, ndaj edhe ne mbetemi të vendosur për energjinë e rinovueshme”, tha Berisha. 

Berisha deklaroi më tej se synon ta kthejë vendin në një superfuqi të energjisë së rinovueshme.
“Shqipëria të jetë superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme. Ky një nga zhvillimet më pozitive të të gjitha kohërave që i bëjnë këtij vendi. Nuk duhet të keni ndikim nga antiglobalistët”, tha ai më tej. 

Ndërtimi i hidrocentraleve kohët e fundit për Berishën është fakti i përkushtimit që ai ka në fushën e energjisë.
“30 vjet me radhë nuk u ndërtua asnjë hidrocentral i vetëm, gjatë këtyre viteve kanë përfunduar ndërtimin e parë 25 hidrocentrale, rindërtimin e parë 21, në total 46 hidrocentrale të reja”, tha kryeministri. 

Ai nënvizoi se qeveria e tij është e vendosur të ndërtojë edhe 100 hidrocentrale të reja. “Së shpejti fillojnë punimet në kaskadën e Vjosës”, shtoi më tej Berisha. 

Berisha premtoi për bizneset se toka që ata do përdorin për të investuar apo ndërtuar do tu jepet me 1 euro.
“Toka ku punoni, ku ndërtoni veprat energjetike, do tu jepet me 1 euro. Qeveria kaloi vendimin për t’ua dhënë me 1 euro”, tha ai më tej, ndërsa shtoi se lehtësohen edhe procedurat për lejet e reja për HEC-et, duke aplikuar One Stop Shop.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›