Pragë, Cekia dëbon dentistin shqiptar me HIV
Dentisti shqiptar me virusin e SIDA-s do të dëbohet nga Cekia. Dentisti shqiptar ishte ndaluar të kryejë disa trajtime të cilat mund të paraqisnin rrezik dhe policia po kontrollon nëse janë shkelur këto rregulla.
PRAGE- Policia e jashtme ceke dëboi nga republika Ceke shqiptarin me virusin e SIDA-s, i cili deri kohët e fundit punonte si dentist në qendrën mjekësore në Pragë, bën të ditur media ceke.
Policia arrestoi dentistin në klinikën e tij më 20 mars pas denoncimit të inspektorëve të shëndetësisë. Pas një verifikimi u konkludua se shqiptari pavarësisht sëmundjes, kishte kryer profesionin e dentistit në të gjitha parametrat.
Fakti i të qënit me SIDA nuk do të thotë automatikisht që ai duhet të ndalohet të kryejë punën e doktorit konfirmoi shoqata e doktorëve dhe e dentisëve cekë.
Dentisti shqiptar ishte ndaluar të kryejë disa trajtime të cilat mund të paraqesin rrezik. Policia po kontrollon nëse shqiptar ka shkelur këto rregulla.
Sipas vendimit të policisë së jashtme ceke, shqiptari duhet të kthehet në atdhe brenda 24 prillit. Shoqata "Chamber Dental" tha se njeriu nuk ishte autorizuar të punonte si dentist në republikën Ceke, pasi nuk ishte anëtar i kësaj shoqate.
(s.g/BalkanWeb)