Mirditë, gjenden dy vëllezërit të cilët rezultonin të humbur
Gjenden dy vëllezërit e humbur që prej ditës së djeshme në Mirditë. Renato dhe Serxhio Loci janë gjetur në një lokal në Burrel nga një mësues i tyre i cili ka lajmëruar më pas edhe familjarët e tyre.
Dy vëllezërit Loci përkatësisht 11 dhe 13 vjeç nga fshati Lufaj i komunës Selitë në Mirditë rezultonin të humbur që prej ditës së djeshme. Ata kishin dalë nga shtëpia dje në mëngjes për të kujdesur për bagëtitë por në mbrëmje nuk janë kthyer në banesë.
Familjarët e tyre vijuan kërkimet në pyll përgjatë gjithë natës por nuk kanë mundur dot të gjejnë asnjë gjurmë të të miturve. E shqetësuar familja Loci ka lajmëruar policinë e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.
Ndërkohë mësohet se dy vëllezërit Renato dhe Serxhio Loci janë në gjendje të mirë shëndetësore por ende nuk dihen arsyet se përse ata janë larguar nga shtëpia.