E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret vazhdojnë në zona të ndryshme të vendit

Zjarret vazhdojnë të djegin pyje dhe kullota në zona të ndryshme të vendit. Kështu raportohet se se vijojnë të jenë aktive prej dy ditësh vatrat e zjarrit në Dibër, ndërsa nga përhapja e flakëve të zjarrit rrezikon edhe disa banesa në fshatin Kasni.
 

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë rreth 15 ha pyje në fshatin Pllanë të Lezhës, ndërsa terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
 

Gjithashtu një zjarr është shënuar edhe në komunën Selishtë në Dibër ndërsa në vendngjarje janë nisur forca të ushtrisë nga Burreli të cilat do të ndihmojnë zjarrëfikëset në lokalizimin e flakëve.
 

Prej ditësh situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të jetë problematike, ndërsa ndërhyrja bëhet gjithmonë e më e vështirë, pasi terrenet janë të thyera dhe zjarrëfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen në këto zona.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›