Prezantohet Peka, Halimi: Në 2013 nis kompesimi i pronarëve

Avenir Peka ka marrë sot zyrtarisht postin e kreut të ri të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Prezantimi i tij në krye të AKKP-së është bërë nga ministri i drejtësisë Eduard Halimi i cili ka theksuar se deri në qershor të vitit 2013 pritet të përfundojë edhe shqyrtimi i dosjeve të dorëzuara në këtë agjensi.
Gjithashtu Halimi premtoi se në qershor të vitit të ardhshëm do të nisë kompesimi fizik i pronarëve ndërsa shtoi se së shpejti do të krijohet edhe regjistri elektronik për të dhënat për pronat.
Avenir Peka zëvendëson Elvis Çefën, pas votimit të këtij të fundit si nënkryetar të KLD-së. Peka ishte numri 2 i Ministrisë së Brendshme që nga viti 2009.