E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, izolohet fshati nga rrëshqitja e rrugës

MIRDITë- Izolohet plotësisht fshati Kullagji i Mirditës si shkak i rrëshqitjes së rrugës. Prej 25 ditësh ky fshat i komunës së Oroshit, nuk lidhet me komunën dhe fshatrat e tjerë, si dhe me rrugën nacionale si shkak i erozionit.

Nga ky fshat cdo ditë vijnë për të marrë mësim në Rreps 11 fëmijë të shkollës. Edhe furnizimet për konsumet e përditshme banorët e këtij fshati i bëjnë me krahë ose më kafshë pune.

Dëmtimi i rrugës ka bllokuar plotësisht qarkullimin normal të banorëve të këtij fshati, ndërsa nuk duhet se kur do të merren masat për ndreqjen e problemit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›