E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dhënat personale, Çabej: Të ndërgjegjësohen qytetarët

Pavarësisht se denoncon abuzimet me të dhënat personale në rrjetin social, Facebook, komisioneri për mbrojtjen e këtyre të dhënave, shprehet i pafuqishëm për të luftuar këtë fenomen. Drejtuesja e këtij institucioni Flora Cabej deklaron se prej 1 viti synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve pasi zbatimi i gjobave nuk ka efekt, shtoi kësaj dhe hapësirën e ngushtë ligjore.

"I bëjmë thirrje dhe prindërve që të navigojnë në internet me fëmijët, që janë minoren dhe mund të fusin shumë të dhëna. Kjo do të thotë që kur prindi të shohë që fëmija është në internet, dhe të mendojë që jam i qetë, nuk e kam jashtë po e kam brenda, duhet të mendojë që aty mund të jetë më i rrezikuar se sa jashtë. Ligji parashikon sanksione, dhe këto sanksione nuk janë fort efikase, megjithatë janë sanksione. Gjobat parashikohen nga 250 mijë lekë deri në 500 mijë lekë të vjetra", thotë Flora çabej, inspektore për mbrojtjen e të dhënave.

Situata përkeqësoht nga fakti që zyrat qëndrore të Facebook ndodhen në SHBA. Për këtë arsye institucioni i cili me ligj prej 1 viti, garanton mbrojtjen e qyetarëve nga keqpërdorimi i informacionit personal, do të kërkojë asistencën e ekspertëve të Këshillit të Europës.

"Ne kemi pasur raste që është abuzuar me profilin. Do me thënë profili nuk është bërë nga personi, por dikush tjetër, i njohur i afërm i ankuesit, i cili ka vendosur foto intime të ankuesit", vijon çabej.

Gjatë një viti ekzistencë komisioneri për mbrojtjen e të dhënave nuk ka vendosur asnjë gjobë, të cilat shifrën maksimale e kanë 50 mijë lekë të reja. Ndërkohë në vende të tjera si Anglia, gjobat për abuzimet me të dhënat personale shkojnë deri në gjysmë milionë paund.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›