Thellohet konflikti për sheshin. Rama nis punimet, Olldashi kundër
Fillimi i punimeve per rikonstruksionin e sheshit "Skenderbej" kete te diele shenoi zyrtarisht perplasjen e radhes mes bashkise se Tiranes dhe qeverise. Njesoj si ne rastin e mbikalimit prane Zogut te Zi edhe nisma e bashkise se kryeqytetit per te rehabilituar sheshin "Skenderbej" eshte cilesuar i parregullt nga ana e ministrit te Transporteve Sokol Olldashi, i cili paralajmeroi edhe bllokimin e punimeve.
"Kryetari i bashkisë po ndërhyn në shesh pa pasur një projekt. Ligjërisht qendra e Tiranës ka një plan të aprovuar që është plani francez. Në qoftë se bëhet ndryshim i këtij plani është e domosdoshme që plani të paraqitet për miratim në KRRTRSH të Shqipërisë, gjë që nuk ka ndodhur. NDryshimet nga plani francez janë të thella dhe tërësisht klienteliste që ne nuk kemi ndërmend të lejojmë që pa plan të miratuar të shpenzohen fonde të kontraktuara nga qeveria e Shqipërisë për të bërë ndërhyrje në sheshin 'Skënderbej' që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve", deklaroi Sokol Olldashi, Minister i PPTT-se.
Ndersa Rama me heret foli per nje projekt i cili eshte perzgjedhur nepermjet nje konkursi dhe kerkoi qe rikonstruktimi i sheshit "Skenderbej" te qendronte jashte debatit politik.
"Ky është projekti më i madh dhe projekti më i ndërlikuar që bashkia e Tiranës ndërmerr të realizojë pas një ecurie shumë të gjatë për të ardhur deri këtu, me një ambicie që është ambicia për ta kthyer këtë shesh jo vetëm si një vend ku jehon historia e këtij qyteti, por dhe si një pasqyrë të një shekulli të ri, si një hapësirë për të gjithë ata që jetojnë apo vizitojnë këtë qytet të pashqetësuar nga makinat", u shpreh Rama.
Vetem kater dite me pare kryeministri Berisha i kerkoi ministri Ollashi te fillonte asfaltimin e sheshit "Skenderbej", veprim i cili u pasua menjehere me aksionin e bashkise se Tiranes e cila nxitoi te niste punimet sipas projketit te perzgjedhur prej saj kohe me pare.
Bledian Koka < I mëparshmi