Superliga, Vllaznia gjunjëzon Tiranën
TIRANE- Tirana është mundur 2-1 nga Vllaznia në kryeqytet, duke lëshuar vendin e tretë në renditjen e Superligës. Bardheblutë kanë pësuar një tjetër humbje, e cila i largon më shumë nga objektivi që kanë për të shkuar në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Në “Selman Stërmasi”, Vllaznia ka konfirmuar momentin e saj të mirë në këtë fazë të dytë dhe tashmë e shohin veten shumë pranë zonës së Europa League.
Tirana e gjeti e para avantazhin me një penallti të shndërruar në gol nga Gjergji Muzaka në minutën e 14-të. Por, në minutën e 25-të, ishin shkodranët ata që morën një penallti me anë të anglezit Xhejms Feniks, pas një kontakti të dyshimtë në zonë. Nga pika e bardhë Rajoviç nuk ka falur dhe ka barazuar shifrat. Në pjesën e dytë ndeshja ka qenë e ekuilibruar dhe për t’u regjistruar vetëm një rast i Muzakës. Por, kjo deri 5 minuta para përfundimit, kur Sead Haxhibuliç shënoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e Edi Martinit.
Në takimet e tjera, Laçi fitoi 2-0 me Apoloninë, duke marrë vendin e tretë me 37 pikë. Ndërkohë një tjetër humbje për Besën, që është mposhtur 2-1 në shtëpi nga Flamurtari, falë një dopiete të Migen Memellit. Ndeshja tjetër, ajo e luajtur në Peqin mes Shkumbinit dhe Teutës, përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës vendase, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bakiu. Pas kësaj jave, Superliga është bërë vërtetë intriguese, pasi që nga Besa e vendit të dytë deri te Skënderbeu që është i 11-ti, duke marrë parasysh 3 pikët me Gramozin, diferenca është vetëm 10 pikë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)