Gajret, Halil
Nga Ilir Mirena
Nje sulmues i panjohur, me maske skiatoresh ne koke, qelloi dhe plagosi per vdekje Halil Matoshin, gazetar, publicist dhe kolumnist ne Gazeten e perditshme Express. Matoshi po kthehej ne oren tre te pasdites nga nje konference per media. Sulmuesi e kishte percjelle ate deri ne qender te qytetit. Aty, ne pike te dites, arriti ta qelloje nga mbrapa, me pistolete me shurdhues. I njohur per analizat e tij mbi konceptin qytetar, etnosin, nacionalizmin dhe krijimin e identitetit te ri kosovar, Matoshi nderroi jete pak ore me vone ne spitalin e QKU-se.
OK. Te sqarojme dhe evitojme sa me shpejt keqkuptimin e mundshem. Jo Halil Matoshi, por Anastasiya Baburova. Behet fjale per nje situate tragjike, e cila ka ndodhur me 19 janar te ketij viti, ne qender te Moskes. Ate dite, se bashku me nje aktivist te te drejtave te njeriut, kesisoj ishte qelluar per vdekje gazetarja Anastasiya Baburova, nga Novaya Gazeta. Ajo ishte viktima e katert nga i njejti medium, qe prej vitit 2000, qe fatkeqesia i erdhi nga profesioni. Para saj, ishte Anna Politskaya e famshme. Ne total, Baburova eshte e 50-ta ne mesin e gazetareve qe vriten ne Rusi, qe nga viti 1992. Perdora emrin e Matoshit, pas shkrimit te tij te fundit, ku sulmon ashper nje reagim te Argjentina Grazhdanit mbi nje raport skandaloz dhe plotesisht te pavertete te FredomHouse per lirine e mediave ne Kosove. I tronditur nga fjalet e nje hajgarexhiu te rruges, qe e porosit te kete kujdes se mos e vret dikush, Matoshi konstaton se ne Kosove nuk ka liri, ngase "ketu kemi drone se mund te na vrase dikush pse flasim lirisht, pse shkruajme ose pse kritikojme qeverisjen dhe abuzuesit me parane publike". Ne qofte kjo e vertete, ashtu si per Baburoven, nje dite do te mund te raportohej per Matoshin, ose per cilindo gazetare tjeter kosovar. Eshte raporti, riperseris, skandaloz i FreedomHouse, qe me ben te pajtohem me Grazhdanin. E, kurrqysh me konstatimet e Matoshit. Gazetare te rrembyer, te sulmuar, mediume te mbyllura, gazetare te debuar nga vendi, te ngacmuar, te arrestuar, te burgosur, padi gjyqesore, te zhdukur, e te kercenuar! Nese ndonjera nga keto klasifikime te dhunes ndaj gazetareve ndodh ne nje vend, atehere, sipas organizatave qe mbrojne te drejtat e gazetareve, behet fjale per mungese te lirise se mediave dhe ai vend futet ne listen e vendeve jo te lira.
Ne raportin e Freedom-it, Kosova eshte vendi i vetem ne kontinent i futur brenda kategorise ku nuk ka liri te mediave e as te shprehjes. Sipas kritereve te FH, ne kete grup perfshihen vendet jo te lira, ku mungojne te drejtat bazike politike, e ku, po ashtu, te drejtat civile jane gjeresisht e sistematikisht te mohuara. Brenda grupit te ketyre vendeve, sipas statistikave te organizates Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve, numri i gazetareve te vrare vetem gjate kater muajve te ketij viti eshte 11. Per shkak te asaj qe kishin shkruar ose hulumtuar, vitin e kaluar, ne gjithe boten ishin burgosur 125 gazetare. Prin, kush tjeter, pos Kina me 28, e pasuar nga Kuba me 21 dhe Burma me 14 gazetare te burgosur. Ne vitin per te cilin eshte bere raporti, ne Kosove gazetareve nuk u ka ndodhur asnje e lige nga lista e te keqijave te permendura. Por, FreedomHouse na liston edhe ne mes ketyre vendeve. Bashke me Rusin, Bjellorusin e Lukashenkos, Cecenine, gjithe ish-republikat sovjetike, tani sulltanate te vogla te petrodiktatoreve, pastaj Burmen, Filipinet (ku gazetaret vriten si qene rrugesh), dhe gjithe vendet diktatoriale te Azise dhe Pacifikut, Amerikes Qendrore e Latine, dhe Afrikes. Pra, raporti fut shqiptaret nga Kosova mes kombeve vdekjeprurese per gazetaret. Nje burmanez ose nje bjellorus, ne shkrimin e Matoshit, 'Argjentina mbron Kosoven!', mund te gjeje pershkrimin per vendin e tyre te dashur, por te ndrydhur.
Gjendja eshte ndryshe.
Gjuha e mediave ne Kosove eshte brenda limiteve qe vete ato ia percaktojne vetes. As me pak, as me shume. Liria e te shprehurit, e skajshme ose e kufizuar, buron brendaperbrenda tyre. Ajo varet me shume nga presioni i gishtave te gazetarit mbi tastature sesa nga presioni i jashtem. Besoj se shanset me te medha i kemi te na qelloje rrufeja sesa te qellohemi nga plumbat e pushtetit ose ndonje te pakenaquri. Mediat ne Kosove, te tilla cfare jane, profesionale ose jo, shumekujt ia kane nxire jeten. Jo rralle ia kane dale te ndryshojne opinion dhe te ndikojne ne vendime te rendesishme per kete vend. Ne te gjithe keto, une nuk di te kete pesuar dikush nga komuniteti i gazetareve. Mund te kene marre ndonje kercenim te parendesishem, si ato kercenimet qe na vijne prej fqinjeve kur u bejme shume zhurme naten vone. Kercenime private, sic perjeton cdo dite secili medium. Me rendesi, sulmi ndaj mediave ne Kosove nuk vjen i organizuar dhe i nxitur nga institucionet. Krejt cfare mund te bejne institucionet ndaj mediave eshte ndalimi i marketingut brenda tyre. Por, nese nje medium perkushtimin ndaj fjales se lire e mban mbi te gjitha, pak minuta apo pak faqe me pak marketing te puneve qeveritare, nuk do duhej te ishin problem. Sipas klasifikimit te FreedomHouse dhe Halil Matoshit, tashme shume gazetare kosovare do te duhej te ishin te humbur, ekzistenca e shume mediave do te ishte harruar, lidere aktive te shoqerise civile do te kishin humbur pa gjurme - Albin Kurtit apo Avni Zogianit nuk do t'u ishin gjetur eshtrat! Sigurisht, nuk duhet falenderuar dikush qe nuk te ben zullum. Sidoqofte, edhe nuk duhet share dhe krijuar zullum te paqene. Ndoshta jemi hithna ku nuk vret reja, ose ndoshta edhe ky vend eshte i lire per te folur ate qe mendon. Me gjithe, problemet qe kemi cdo dite, besoj ne kete te dyten. Krejt cka na duhet per te thene ate qe mendojme - eshte te dime permasat e mundesive tona, dhe te marrim per perforcim nga nje boce taze! Prandaj, kush s'na vret. Mos t'i bihet ne qafe Argjentines, por rrenave te FreedomHouse.
Shenim: Me poshte lexoni shkrimin qe ngjalli polemiken: "Argjentina mbron Kosoven!"