E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina mbron Kosoven!

Nga Halil Matoshi

Te "rrethi" ne Prishtine, ku rendom zbres nga autobusi urban keto dite me ndal nje burre i moshuar me afrohet dhe me ze pothuajse peshperites me thote "hallall te kofte, na kenaqe", duke pasur parasysh debatet televizive ku marr e here pas here dhe shkrimet e mia ne Gazeten Express. Por kjo nuk me beri gjithaq pershtypje. Ajo qe me tronditi ishin fjalet e nje te riu (mund te kete qene i biri) i cili pasi mbaroi ai zoteria, m'u drejtua shkurteshqip: "Ruaju se po te vret kush"!?

Ne vendin ku ende dikush ka droje se mund te te vrase dikush papandehur, pse flet lirisht, pse shkruan ose pse e kritikon qeverisjen dhe abuzuesit me parane publike, nuk mund te thuash se ka liri. Mundesh me u ul e me qajte skaj rruges, sa per te te mos shtypur ndonje makine! Ne vendin ku ligjin nuk e ben gjykatesi i pavarur por makrot mafioze ne bashkepunim me politiken, komandante te veteshpallur lokale dhe agjente ilegale te sherbimeve te fshehta ilegale partiake, te thuash se ka liri, ne vendin ku gati gjysma e popullsise nuk e gezon te drejten e punes, ku ende ekzistojne "hapesira per jete te zhveshur" (Agamben) si kampi i romeve ne Plemetin etj. ti e ke vra per se dyti lirine. Argjenina Grazhdani mbron palirine qytetare, mediale dhe njerezore, ne cilesine e shefes se Keshillit te Komisionit te Pavarur te Mediave ne shkrimin skandaloz "Raporti skandaloz i Freedomhouse" (Express, 3 prill 2009) perballe raportit kritik te "Freedom House." Ajo mbron shtetin qe i shkel keto liri, ose qe nuk i ka vendosur asnjehere, qe nga viti 1999 dhe as pas shpalljes se pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008. Po te ishte zedhenese e Qeverise, Argjentina nuk do te me bente fare pershtypje, por nominalisht ajo perket ne kete Kosoven e dyte, qytetare dhe kjo me turperon. Ndonese e thekson faktin se sado te pakenaqur te jemi me kualitetin e qeverisjes aktuale dhe me situaten ekonomike ne vend, Kosova ne asnje menyre nuk mund te radhitet si nje vend qe nuk ka liri, shkruan kryetarja e Keshillit te Komisionit te Pavarur per Media, duke dashur qe ta mbroje "shtetin e saj" nga "nje shtet i huaj".

E ne kete rast, as Argjentina nuk e prezanton shtetin e saj dhe as Freedom Hose shtetin e vet! Do te duhej te funksionon qe te dy keto subjekte si agjensi te pavarura nga shteti, por Argjentina kosovare, ne vend se te merr anen e qytetarit dhe te se drejtes se tij, per habi merr anen e palirise, pra anen e mekanizmave shtypes te shtetit, qe kurre s'ka mund te vendos sundimin e ligjit dhe t'i mbroje lirite qytetare, lirite dhe te drejtat e Njeriut dhe me se paku lirite ekonomike. Sepse shteti i Argjentines nuk e ka rikthyer lirine nga frika dhe frikesimi e, se kendejmi i ka vene nen kontroll pothuajse te gjitha mediat ne vend. Eshte e habitshme se si Argjentina e seleksionon per ta qortuar vetem raportin e Freedom House, e nuk i merr per baze edhe nja pese a gjashte raporte negative per lirite qytetare, njerezore dhe lirine e shtypit ne Kosove, te organizatave te ndryshme nderkombetare. Dhe ato nxjerrin fakte zi e ma zi per Kosoven, ndersa Qeveria e shperfill. Duket se i shperfille edhe shoqeria civile e Kosoves, sepse na u bene qe te gjithe kosovaret patriote romantike qe fshehin plehrat nen rrogoz dhe therrasin "Krenohu me Kosoven"! Nga "rrethi i ferrit te frikes" kosovaret mund te dalin vetem nese i rikthehen ose e ri-gjejne idealin e shpreses, Freedom from fear (liria nga frika) se bashku me tre lirite tjera (lirine e opinionit, te fese dhe sigurine ekonomike, qe Presidenti Franklin D. Roosevelt i shpalli me 6 dhjetor 1941. Sepse, sic thote Franz Neuman, vetem njeriu i lire (posacerisht i lire nga frika) mund te vendos lirisht. Vetem berja e nje Kosove me te mire per veten, per Europen dhe boten, ndertimi i nje Kosove te sigurt ne vete - qe heq friken se eshte ne lufte - nje Kosove qe e largon kulturen e frikes dhe ri-zbulon rrenjet e kultures se vet te shpreses mund ta prish imazhin gri te saj ne Perendim dhe ta ndertoje nje imazh ku ka liri njerezore, qytetare dhe te shtypit (opinionit).

Ajo qe ndodhi me idealin e lirise se shprehjes dhe me harrimin e Freedom from fear (liria nga frika) ne ShBA pas 11 shtatorit ne menyre te sakte permblidhet tek teoria e Sartor-it se ai qe trembet ta thote ate qe mendon dikur heq dore fare nga te menduarit e asaj qe s'mund ta thote. Dhe kjo i krijoi truall te pershtatshem lindjes se Guantanamos. Sepse Giovani Sartori thote se atje ku ekziston frikesimi, ku, po te shmangesh prej ortodoksise mbizoteruese, te marrin me sy te keq (ne mos te lene fare menjane), liria e shprehjes ngurtesohet dhe, rrjedhimisht, shtremberohet edhe vete liria e mendimit. Duke perjashtuar ndonje hero te vetmuar, kush trembet te thote ate qe mendon, arrin te mos mendoje me ate qe s'mund ta thote. Pra ndonje hero te vetmuar nga kjo Kosova e dyte, qytetare!

Mirepo amerikanet, me nje konsensus qytetar, duke votuar per Barack Obama'n rikthyen shpresen dhe flaken friken.

E kosovaret?

Duke qene se shoqeria kosovare i ka konsumuar idete e lirise, pavaresise, demokracise, gjate dy dekadave te shekullit te kaluar, nen okupimin klasik serb dhe aktualisht nuk mund te "ndertojne" nje lider te ri postmodern, ose nje model te ri qeverisjeje, me konsensus qytetar, qe do ta largonte friken se jemi ne lufte, ose se jemi te kercenuar nga Serbia, mbi te gjitha qe do ta rikthente lirine nga frika. Vetem keshtu, ai djaloshi qe me keshillonte qe te ruhesha ngase papandehur mund te me vriste dikush, do ta harronte kete mundesi dhe, jo qe do te me inkurajonte mua te flas e te shkruaj, por do te fillonte edhe ai te mendoje, te flase lirisht...

Sepse, ashiqare ishte i frikesuar, jo per mua qe nuk me njihte gjithaq, por per veten!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›