E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kasemi, ne makine e Altin Dardhes"

Tirane- I cilesuari si ushtari i Altin Dardhes, Gezim Kasemi eshte pare ne nje automjet tip "Ford fiorano" me ish te rrezikshmin e Beratit. Nje deshmitar i thirrur nga ana e mbrojtjes, Rifat Torraj, ka shpjeguar dje se i pandehuri ka qene i gjakosur kur e ka pare ne automjetin qe levizte ish i forti i Beratit, Altin Dardha. Po ashtu Gezim Kasemi ka kerkuar dje, qe te shikoheshin ditet e tij te paraburgimit.

"Kam qene duke udhetuar me automjetin tim, nga Berati per ne Uznove. Para meje ishte djali im, Eriku, i cili ishte me automjetin e tij. Gjate rruges na ka kaluar nje mjet, i cili njihej si automjeti i Altin Dardhes. Kam pare nje person gjysme te perkulur, i cili mbante nje "Kallashnikov" ne dore, qe ma drejtoi ne fytyre. Ky person ishte Altin Dardha. Nuk i kam folur, por me ka drejtuar armen per 10 sekonda. Me pas eshte hapur dera e mjetit, dhe prej andej kam pare dy persona. Njeri prej tyre kishte mitraloz ne dore dhe tjetri nje djalosh te gjakosur", ka nisur te tregoje para gjykates deshmitari Rifat Torraj. I pyetur nga mbrojtja nese e njihte personin qe ishte i gjakosur, deshmitari ka shpjeguar se ai ngjasonte me te pandehurin Gezim Kasemi. "Mbaj mend qe personi qe ka qene i gjakosur nuk ka pasur syze, por nga syte e vegjel dhe fytyra e imet, kam bindjen se ka qene ky", ka treguar me tej Torraj. Deshmitari ka theksuar se nuk i ka dalluar personat e tjere qe kane qene ne automjet. Sipas tij, pas kesaj ngjarjeje ata jane larguar. Pas degjimit te deshmitarit, i pandehuri Gezim Kasemi i ka bere te ditur gjykates, se i kishin kaluar afatet e paraburgimit. Per kete te fundit, i pandehuri i beri kerkese gjykates qe te ndryshonte masen e sigurise te caktuar ne ngarkim te tij, nga ajo e "arrestit me burg" ne masen me te bute sigurie, ne "arrest shtepie". I pandehuri ka shpjeguar se ne qeli ka plot 15 muaj dhe 11 dite. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, i ka shpjeguar te pandehurit se pas disa pezullimesh te afateve te paraburgimit, gjykata do te bente nje rikontroll, per te pare nese kane kaluar apo jo afatet, sic pretendoi vete i pandehuri. I pandehuri akuzohet nga Prokuroria e Beratit per veprat penale te "vrasjes me dashje", "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje", te gjitha keto ne bashkepunim. I pandehuri akuzohet per vrasjen e shtetasit Burhan Tomori, Abdyrrahim Tomorrit, Behar Eskiut dhe Kastriot Bejkos, si dhe plagosjen e Ramadan Eskiut dhe Vlash Shkurtit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›