Reeker ne Prishtine Veriu nen kontrollin e Prishtines

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Philip Reeker deklaroi sot në Prishtinë se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të shtrij autoritetin e vet në gjithë territorin. Riker tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin zbatimin e Pakos së Ahtisarit dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Këto komente, Reeker i bëri pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi ku rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë amerikane për shtetin e Kosovës.
“I gjithë përqendrimi duhet të jetë në vendosjen e sundimit të ligjit në veri të Kosovës, përmbushja e planit të Ahtisaarit. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është shumë i qartë, por tani ne duhet te shohim normalizimi e gjendjes. Në veri, në gjithë territorin e Kosovës por edhe në rajon fokusi kryesor duhet të jetë vendosja e rendit dhe ligjit, institucionet duhet të ndihmojnë qytetarët që të jetojnë një jetë me prosperues të sigurt dhe produktive”-tha Reeker.
Zyrtari i lartë amerikan tha se pret rifillimin e shpejt të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbinë.
“Ne duam që dialogu ne mes Kosovës dhe Serbisë të rikthehet. Shpresoj që me ndihmën e Bashkimit Evropian në shtator të këtij viti dialogu do të fillojë”-tha ai.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi ka përcjell edhe njëherë në Prishtinë porosin e qeverisë amerikane kundër ndryshimit të kufijve. Në këtë kontekst ai tha se ndarja e Kosovës as nuk mund të bisedohet dhe se çështja kryesore është vendosja e rendit dhe ligjit.
Bul Salihu