E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH, Fullani: Konsumi e investimet, të ngadalta

TIRANË- Banka e Shqipërisë konstaton rënie të konsumit dhe invetsimeve private në ekonominë shqiptare. Guvernatori Ardian Fullani u ka bërë apel të gjithë operatorëve ekonomikë që të invetsojnë për t’i dhënë stimul ekonomisë, pasi edhe ritmet e rritjes së eksporteve janë ngadalësuar gjatë këtij viti.

“Ecuria e konsumit dhe investimeve private vlerësohet të ketë qënë e ngadaltë. Pasiguritë për të ardhmen sikurse shprehën në nivelin e nivelin e ulët të besimit konsumator kanë ndikuar një sjellje konsumatore të individëve në konsum dhe rritje të preferencës së tyre për kursim. Në kushtet e shfrytëzimit jo të plotë të kapaciteteve prodhuese dhe nevojat e biznesit për investime të reja kanë qenë në ulje. Momenti pozitiv i ekonomisë botërore ka vijuar të nxisë eksportet tona, por në një masë më të vogël në krahasim me vitin e kaluar”, tha Fullani.

Kujdesi që po tregojnë bizneset për invetsime është reflektuar te kërkesa e tyre për kredi. Banka e Shqipërisë vlerëson se kreditimi ka vijuar të rritet, edhe pse me ritme të ngadalta.

“Sjellja e përmbajtur e sektorit privat të ekonomisë në ndërmarrjen e shpenzimeve dhe investimeve është reflektuar dhe në kërkesë të tij të ulët për financim bankar. Ritmet e rritjes së kredisë së sektorit privat janë luhatur në intervalin 10 deri 12% në 4 muajt e parë të vitit, duke qendruar mesatarisht vetëm 2 pikë % më lart krahasuar me vitin e kaluar. Kërkesa e bizneseve për mbulimin e nevojave për likuiditet ka qënë burimi kryesor i kërkesës për kredi, ndërkohë që kredia për individ është rritur me ritme më të ulta”, shtoi Fullani.

Banka e Shqipërisë vlerëosn se ekonomia është rritur pozitivisht gjatë këtij viti, megjithë nën potecialet e saj. Në përfundim të analizmit të ecurisë së ekonomisë, këshilli mbikëqyrës i bankës vendosi të mbajë të pandryshuar në 5.25 për qind normën bazë të interesit për lekun.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: BSH, Fullani: Konsumi e investimet, të ngadalta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›