Regjistrimi, AK i kërkon seancë dëgjimore Kuvendit
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë sot një tjetër nismë për të kundërshtuar regjistrimin e popullsisë mbi baza fetate e etnike. Me anë të një kërkese drejtur Kuvendin AK kërkon një sencë dëgjimore për pr/ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.
“Ne shpresojmë që parlamenti shqiptar do të shqyrtojë me të njëjtin seriozitet edhe kërkesën e dhjetra mijëra qytetarëve. Një ditë më vonë se ne u dorëzua një pr/ligj tjetër, që synonte pikërisht ndryshimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave dhe ende pr/ligji jonë nuk është marrë parasysh edhe nga pikëpamja kronologjike pr/ligji i popullit duhet të ishte marë parasysh”, tha Perfaqesues i AK Endri Shabani.
Përfaqësuesi i AK thekson se Kuvendi duhet të dëgjojë argumentat e tyre dhe t’i trajtojë këto kërkesa me seriozitet ashtu sic ka bërë me draftin e paraqitur nga Pollo.
“Besoj që do ta ndiqni, është proces që kur ne e dorëzojmë këtë letër, shpresojmë që nuk do të ketë të njëjtin fat që ka patur edhe peticioni, nisma ligjore që dorëzuam një javë më parë, ku jo vetëm që nuk jemi informuar se cfarë po ndodh, por kemi frikë se gjithë kjo cështje do kalojë pa u shqyrtuar, pa na u dhënë mundësia që ne të parashtrojmë argumentat tona për cështjen e regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Ne shpresojmë që Kuvendi i Shqipërisë të na japë mundësinë, të na informojë se cfarë do të bëhet me nismën tonë dhe të na japë mundësi të parashtrojmë argumentat tona”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Regjistrimi, AK i kërkon seancë dëgjimore Kuvendit