E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi takon studentët e Filologjikut: E ardhmja e Shqipërisë në BE

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi gjatë një takimi që pati me studentët e Historisë dhe Filologjisë deklaroi se e ardhmja e Shqiperise është në Bashkimin Europian.

Sequi u shpreh se vëmendja e studentëve dhe të rinjve në përgjithësi duhet të përqëndrohet në atë se cila është rruga konkrete e vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas ambasadorit Sequi, 12 prioritetet e Komisionit Europian për Shqipërinë janë një dokument i fortë dhe i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit ndërsa i këshilloi studentet që t’i studionin këto 12 prioritete me vëmendje për të pasur më të qartë se cilën rrugë duhet të ndjeke vendi ynë për të qënë pjesë e familjes Europiane.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›