E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë, plagoset mearmë një 24-vjecar, pas3 orësh mbërrin në spital

MIRDITë- Një 24-vjecar nga Mirdita është plagosur mesditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. Bëhet fjalë për shtetasin Taulant Lleshi, gjendja e të cilit është rënduar së tepërmi gjatë transportimit për në spital.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bjeshkët e Oroshit, porn ë vendngjarje nuk shkonte dot makina, për pasojë dy persona e kanë shoqëruar të riun në krahë, për në spital, ku ka mbërritur pas 3 orësh.

Me të marrë njoftimin për ngjarjen policia e Mirditës ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen,shkaqet e së cilës janë ende të panjohura, si dhe për identifikimin e autorëve të plagosjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›