Kreditë, BSHparashikon lehtësimtë kushteve
TIRANE- Pas 2 vjetësh politika shtrënguese nga ana e bankave, qytetarët dhe bizneset mund të shpresojnë për marrjen më lehtë të kredive.
Banka e Shqipërisë ka konstatuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues se gjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti situata do të përmirësohet. Kjo pasi bankat presin lehtësim të kushteve në kreditim si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Banka qendore evidenton se bizneset do të mbështeten me kredi, kryesisht për kapital qarkullues se sa për investime, ndërsa qytetarët më tepër për blereje shtëpish se sa për konsum.
Ritmet e kreditimit të ekonomisë janë ngadalësuar gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për katër muajt e parë të vitit 2010, niveli i kredisë u rrit me 4.4% nga 6.3% që ishte rritja e një viti më parë.
Një ndër arsyet që bankat kanë ngadalësuar ritmin e financimeve është rritja e kredive të pakthyera, që në fund të muajit qershor arriti në 12.2%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 8.7%.
(e.n/news24/BalkanWeb)