E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikin emigrantët, radhënë Kapshticë, pala greke me 2 sportele

KORCE- Kanë filluar rradhët në doganën e Kapshticës. Fillimi i kthimit të emigrantëve ka sjellë edhe rradhët e gjata të makinave.

Vetëm ditën e sotme, me dhjetra makina presin të kalojnë në kufirin me shtetin fqinjë Greqinë. Mësohet se pala greke punon vetëm me 2 sportele, por ende nuk dihen arsyet e mungesës së sporteleve.

Emigrantët shqiptarë, tashmë prej 4 orësh presin në radhë dhe shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar në doganën e Kapshticës, në Korcë.

Në një kohë kur pala shqitare ka punuar me kapacitet të plotë, mungon infomracioni për bllkimin në doganën greke. Pyetje për të cilën as policia kufitare nuk di të japë një pëprgjigje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›