E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarojnë pushimet,sërish trafik në Tiranë

Rikthehet trafiku në Tiranë. Drejtuesit e automjeteve tashmë do të qëndrojnë me orë të tëra në rrugët e kryeqytetit kjo, për shkak të rikthimit të trafikun në akset kryesore. Rikthimi i administratës në punë, nisja e shkollës si dhe largimi i emigrantëve nga Tirana ka bërë që rrugët të bllokohen duke krijuar rradhë të gjata të automjeteve. Nga një vëzhgim që ka bërë kamera e "Ora News" në rruget kryesore të kryeqytetit është vërejtur se ato që kanë më shumë trafik janë, kryeqëzimi i "21- dhjetorit", rruga "Ferit Xhajko", kryqëzimi te zona e trenit si dhe "Rruga e Kavajës", në afërsi të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që policia rrugore ka hartuar një plan masash për të përballuar këtë fluks automjetesh. Dy punonjës policie qëndrojnë në kryeqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe në akset më problematike për të normalizuar trafikun, i cili pritet që në fillim të muajit shtator të rinisë sërish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›