Mirditë, punimet në autostradë, plagoset rëndë munëtori
Rrëshqitje dheu në vendin e quajtur Tuneli i Thirrës, pjesë e rrugës Rreshen- Kalimash kur për pasojë një punëtor shqiptar është plagosur dhe ndodhet në gjendje shume të rëndë shëndetësore. I plagosuri është Zef Gjokaza, 60 vjeç babai i 9 fëmijëve i cili punonte brenda tunelit kur ndodhi rrëshqitja.
Burime nga vendngjarja konfirmuan se 60- vjeçari po kryente shpime me mantel brenda të cilëve do futej lënda eksplozive për shpërthime procese këto që bëhen në këtë vend për shkak të avancimit të punimeve. 60- vjeçari me profesion minator, por që punonte këtu që prej nisjes së punimeve është banor në fshatin Dom Gjon të komunës së Fanit. Pas tragjedisë, ai është dërguar me urgjencë në qendrën mjekësore të Repsit dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Rinasit ku është çuar në Turqi. Burime nga qendra e Repsit thanë se gjendja e 60- vjeçarit, babait të 9 fëmijëve është shumë e rëndë dhe ai ndodhet thuajse në gjendje kome. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 23:00 dhe mendohet se një masiv dheu ka shkarë nga pjesa e sipërme e tunelit duke zënë nën vete punëtorin 60- vjeçar .