Vlorë, banorët në protestë: Shteti po na grabit pronat

Paditet në prokurori komuna e Novoselës
Banorët e fshatit Delisuf, komuna Novoselë e rrethit të Vlorës kanë protestuar dje, sepse sipas tyre po u grabiten tokat nga pushtetarët. Rreth 200 banorë të moshave të ndryshme për dy orë radhazi kanë protestuar në qendër të fshatit të tyre si dhe para godinës së komunës në Novoselë. Banorët e fshatit Delisuf janë shprehur se mbas vitit 1991 iu nda toka fshatarëve sipas ligjit në fuqi nr 8312 datë 26.3.1998, për ndarjen e tokave bujqësore të pandara me propozim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, dhe Këshillit të Ministrave. Mbas këtij urdhri toka iu nda banorëve sipas ligjit në fuqi, mbasi u plotësuan formularët nr.6 u dërguan në komunë u firmosën 140 tapi, dhe më pas u miratuan nga komuna e ju dërguan kadastrës për llogari të banorëve e fshatrave Delisuf, Dëllënjë dhe Aliban, të cilat më pas janë dërguar në Hipotekë tapitë dhe formularët, por dhe sot nuk janë dhënë certifikata të pronësisë. Sipas zyrtarëve të Hipotekës kjo tokë nuk hidhet, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër.
Ndarja e tokave
Para disa ditësh, sipas banorëve komuna Novoselë ka dërguar në komision për të regjistrimin e tokave, të cilat u janë dhënë banorëve që në vitin 1999 sipas ligjit, ndërkohë që banorët kanë kërkuar shpjegim për çfarë po mateshin tokat e tyre, anëtarët e komisionit janë shprehur se "po e matim tokën sepse kjo tokë është e lirë dhe nuk është pranuar nga banorët". Anëtarët e komisionit u kanë deklaruar banorëve se kjo tokë do tu jepet personave të tjerë për ti shfrytëzuar me anë të koncesionit. "Ne nuk pranojmë, që toka të na merret ne dhe tu jepet personave të tjerë të afërm të qeveritarëve. Ne do ti mbrojmë me jetën tonë, sepse me to ushqejmë fëmijët tanë", shprehen banorët duke shtuar se "para tre vitesh na u mor i gjithë pylli i fshatit i cili është rrethuar nga ata që e kanë marrë njerëz të personave të veshur me pushtet. Pylli i cili ka qenë pronë e fshatit tashmë asnjë nga ne nuk lejohet të shkojë në zonën e pyllit dhe jo të marrin dru për tu ngrohur. Pyllin na i morën por tokën nuk do ta lejojmë të na i marrin, do ta mbrojmë me jetën dhe gjakun tonë, kjo tokë është e të parëve tanë dhe ne atë do ta trashëgojmë në bazë të ligjit, ka qenë qëndrimi i gjithë banorëve të Delisufit. Kemi bërë takim me kryetarin e komunës Novoselë, Rait Llanaj, por ai na ka thënë se nuk do tia u japim tokat juve por do ti japim me qira personave të tjerë sepse ju nuk i kini pranuar". Banorët kanë theksuar se nuk i kanë refuzuar por i kanë marrë në bazë të ligjit në fuqi si dhe nga komisioni i komunës. Ndërsa tokat që rezultojnë të pa ndara banorët detyrohen ta përdorin atë sipas dispozitave të ligjit nr 7501, datë 19.7.1991, për Tokën. Po gjithashtu banorët e tre fshatrave kanë depozituar një padi në prokurorinë e Vlorës ku akuzojnë komunën Novoselë dhe shtetin që po ju grabit pronat, duke i dhënë ato me qira. Banorët kanë kërcënuar se nëse nuk zgjidhet problemi i ndarjes së tokave dhe ndalja e dhënies me qira personave të tjerë do të përshkallëzojnë protestën dhe do të bllokojnë rrugën nacionale Fier-Vlorë.