Dosjet, si u ndryshua ligji

Pas kesaj deklarate te zotit Berisha, ne fillim te javes ne mbledhjen e grupit te PD, Top Channel arriti te siguroje draftin e pare te PD te dorezuar ne Kuvend te ligjit per pastertine e figures, ne daten 25 tetor 2006 dhe qe mban firmen e kryetarit te grupit te asaj kohe, zotit Bamir Topi, e qe pas largimit te tij drejt presidences ne korrik te vitit te kaluar, ky draft eshte rikonfirmuar me firmen edhe te kryetarit te ri te grupit parlamentar te demokrateve, Astrit Patozi.
Top Channel zoteron edhe draftin aktual qe u miratua nga komisioni i ligjeve ne dhjetor te ketij viti. Dy projektet kane ndryshime te dukshme ne kontrollin e pastertise se figures ne sistemin e drejtesise, por edhe ne postet qe nuk duhet te kene patur ata qe verifikohen.
Ne draftin e vitit 2006, tek subjektet qe verifikohen nuk eshte parashikuar KLD, nje institucion qe eshte perfshire tek subjektet qe verifikohen ne draftin e vitit 2008, neni 3 ligji 2006, po ashtu ne nenin 4 te ketij drafti, pra te atij te 2006-es ne piken e papajtueshmerise se funksioneve, thuhet se zyrtaret qe verifikohen nuk duhet te kene qene mes disa funksioneve te tjera edhe hetues, prokuror, gjyqtar apo ndihmes gjyqtar ne proceset politike speciale.
Procese politike speciale quheshin gjyqet ndaj anetareve te byrose kur shpalleshin armiq, si rasti i Kadri Azbiut, Beqir Ballukut, apo nje proces special politik ka qene dhe gjyqi famekeq i deputeteve ne vitet 45-46. Trupat gjyqesore ishin speciale me persona te sigurimit dhe hetuesise dhe rezulton pergjithesisht se vendimin e jepte hetuesia dhe gjykata e zbatonte.
Ky eshte nje shpjegim per termin “special”, sepse kjo pike e ligjit te 2006-es ndryshon ne kete forme ne draftin e PD ne vitin 2008, hiqet fjala “speciale”. Dhe zyrtaret e sotem qe verifikohen nuk duhet te kene qene hetues, prokuror ose ndihmesprokuror, gjyqtar apo ndihmesgjyqtar ne proceset politike.
Heqja e fjales “speciale” ne menyre direkte zgjeron ndjeshem rrethin e gjyqtareve dhe prokuroreve te kohes se diktatures, tashme ne fokus te lustrimit sepse gjyqet politike ne ate kohe, ne baze te nenit famekeq 55 per agjitacion dhe propagande mbushen burgjet e regjimit me te eger komunist ne Europe.
Ne kete menyre figurat qe sot do verifikohen kryesisht nga rradhet e drejtesise jane me shume te prekur nga heqja e fjales “speciale”, pasi keto ishin gjyqe te zakonshme dhe zhvilloheshin ne gjykatat e rrethit dhe ato te larta.
Pervec ketij ndryshimi nga drafti i PD ne vitin 2006 dhe atij te vitit 2008 ka dhe disa ndryshime te tjera por dallimi i lartpermendur eshte nje prej te cilave, qe hedh poshte deklaraten e shefit te qeverise, se ligji eshte depozituar rreth tre vjet me pare, kur nuk kishte procese hetimore, pra behet fjale ndaj ministrit te tij Basha, apo per ngjarjen tragjike te Gerdecit dhe kur Bamir Topi ishte ende ne PD dhe Ina Ramen nuk e njihte askush.
Heqja e fjales “speciale” nga gjyqe politike shton gamen e prokuroreve qe ne kohen e diktatures mund te kene patur ceshtje politike, por nga ana tjeter detyron te lene detyren disa prokurore qe sot kane ne hetim ministra te qeverise, ngjarjen e Gerdecit apo dhe ceshtjen “Fazllic”.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code