E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen tre shtetas për vjedhje

Fillimisht u arrestua në flagrancë 15 vjeçari M.N, lindur e banues në fshatin Ruzhdie të rrethit Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 23:50 është kapur në flagrancë nga shërbimet e patrullës së përgjithshme në lagjen “Kushtrimi” në Sarandë, duke vjedhur magazinën e shtetases M. S., 71-vjeç, si dhe ka tentuar t’i vjedhë më dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.

Gjithashtu, u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Anton Gjon Kola, 19-vjeç, banues në Kurbin.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë  “Arrest në Burg” për veprën penale “Vjedhje”, pasi rreth 2 vjet më parë ka vjedhur banesën e kryetarit të Komunës Ksamil. Policia ndaloi gjithashtu, edhe shtetasin Edvin Çuni, 27-vjeç, banues në Vlorë, pasi  ka vjedhur në banesën e shtetasit N. R., banues në lagjen “Rilindja”. Në cilësinë e provës materiale i janë gjetur edhe sendet e vjedhura. /Start/

                                                                                             2012-08-18 12:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›