E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirë Berisha, po Balla?!

 

Nënshkruar nga Noglobal

Diskutuam diku mbi sherrin në Parlament dhe padashur ramë në detaje utopike mbi etikën politike. Një miku im, më tha se gjatë dy viteve të fundit, kishte parë shumë herë Taulant Ballën të dilte në foltoren e Kuvendit dhe të fliste budallallëqe. Modeli i tij i debatit ngjante sikur i lutej maxhorancës ta rrihnin. Kjo është një sjellje e pështirë, sidoqë nuk mund të krahasohet me sjelljen e Berishës, që u tregua akoma më i pështirë.

Deputeti Balla, me moshë relativisht të re dhe që ka studiuar jashtë vendit, nuk mund të konsiderohet si përfaqësues i brezit të vet, sepse gjatë këtyre viteve të opozitarizmit, ka luajtur rolin e kamikazit politik, njëfarë Gerti Bogdani i PS-së. Ai mund të flasë për familjen e Kryeministrit për sa kohë suksesi i Argitës në biznes i dedikohet faktit që është vajza e kryeministrit, por nuk ka punë të hyjë në problemet familjare të Kryeministrit, apo të aludojë për sherre brenda familjes, sepse kjo quhet shpifje. Është një gjë të flasësh për pasurinë e Argitës dhe një gjë tjetër të flasësh për jetën e saj private.

E kuptoj që përballë luzmës së sharjeve të Berishës, Balla, me sajesat e tij për sherre brenda familjes kryeministrore, ngjan si i pafajshëm. Ngjan se shqyrtimi i sjelljes së Ballës, që këto ditë u thjeshtëzua me termin “provokim”, është një analizë utopike mbi etikën në politikë. Por e vërteta është së Balla dhe politikanët e tjerë të moshës së tij, nuk kanë asnjë ndryshim në gjuhën politike që përdorin me punëdhënësit e tyre të xhaketave të vjetra. Ata kërkojnë sherr dhe marrin sherr. Turpi është për të dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›