E Diel, 1 Nëntor 2026

Sharjet e Berishës nuk qenë lajthitje

 

Lexova një artikull të shkruar nga Henri Çili në një gazetë. Për Henri Çilin kam respekt se e kam degjuar shume here në emisione televizive dhe me është dukur objektiv, por; as fenomen, as precedent, thjeshtë incident; me shqetësoi mendimi i tij. Me shqetësoi se po degjoj dhe shikoj sot shume intelektuale e pedagoge universitetesh të rinj e të vjeter që behen baballarët e filozofisë njerëzore dhe japin direktiva jashte normave dhe ekzistencës së kësaj bashkësie që sa po vjen e po deformohet shume. Njeriu ishte i eger dhe u zbut, filloi të jetonte në bashkesi në shpella lakuriq, duke mbuluar me vone me lekura kafshesh para dhe mbrapa; me vone organizoi bashkësinë familjare e keshtu me radhe, duke u rritur e zhvilluar deri në formimin e familjes me rregullat dhe normat, që ishin të ndryshme për popuj të ndryshem, por kishin dhe pika kryesore takimi persa i perket familjes. Për këtë u krijua një tradite shekullore, duke seleksionuar dhe vendosur ato me të mirat për jeten. Sot, siç del nga shumica e njerëzve të letrave, duhet kthyer prape atje ku ishim. I prishem të gjitha. Filluam të zhvishemi lakuriq, si në kohen e shpellave, në emër të lirisë, të çmoralizohemi në emër të modernizmit, të humbasim respektin në emër të barazise dhe të humbasim gjithe elementet njerezor që u krijuan në shekuj në emër të demokracisë, po dhe të shprehemi si na vjen mbare në emër të pluralizmit. Si u konsoliduan keshtu gjithe keto gjera dhe tani na dalkan zero?

Pra, profesor Çili, si mund ta quaj une: as fenomen, as precedent, thjeshte një incident (?!) paraqitjen e bosit të demokracisë dhe familjes kur ai, Sali Berisha, tregon dhembet dhe shan në Parlamentin shqiptar me babë, nënë e motër, me grua e fëmijë? Kush e bënte këtë me parë?! Si kam pare në filma e lexuar në libra, e benin të pasurit në sistemin skllavopronar e feudal që nuk e përfillnin të varfrin, ashtu si po ndodh dhe sot. Po të ishte Sali Berisha një qytetar i thjeshte, nuk do sillej keshtu se do të kishte frike, por dhe po të sillej keshtu do ta vrisnin, por ai sillet keshtu si padron që nuk rresht ironi dhe sharje se është kryeministër. Te lehësh si qen nuk është as edukate, kulture apo e moralshme, aq me keq të shash qelizen e kesaj bote, familjen. Në qoftë se ju keni vendosur ta shpërdoroni keshtu nënën, motrën, gruan, fëmijën, mos u mundoni të edukoni të tjeret me porno se jo të gjithe e duan. Nuk janë të gjithe shqiptaret kurva dhe kurvarë, e të jesh i tille na qenka moderne, e ata që nuk janë qenkan fanatike. Jo çdo gjë që shikojmë që behet në bote është pozitive. A ka kafsha moral, nder, dinjitet etj., a ka familje? Kjo shthurje mendore që po shoh, katastrofa do të sjellë, ashtu si është e po vjen, katastrofa e ambientit. Shteti duhet të këtë ligje, ndersa familja dhe njerëzimi të mos këtë norma rregulla në të jetuar e në të folur, në marrëdhëniet midis njerëzve. Mos ju lajthit mirëqenia materiale që kini fituar sepse paraja vete e vjen, ndërsa njeriu, po iku, nuk vjen më.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›