E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirë se erdhe Shqipëri



Bashkimi Europian, i përfshirë nga kriza ekonomike, marrëveshjet kushtetuese dhe shqetësimet rreth marrëdhënieve me Rusinë, mund ta ketë të lehtë për udhëheqësit e saj të shohin kërkesën formale për anëtarësim në BE nga Shqipëria e vogël. E lehtë, por e papërshtatshme. Zgjerimi i BE-së në drejtim të Lindjes është ndër sukseset më të mëdha të sajat; ajo mund të jetë nxitur duke parë gjendjen e shteteve të dobëta të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Lëvizja e Tiranës erdhi disa ditë pasi shtetet e BE-së pranuan aplikimin e fqinjit të saj, Malit të Zi. Shqipërisë do t’i duhet të presë disa muaj për dhënien e lejes, ashtu siç Brukseli do të dëshirojë që të shohë që zgjedhjet parlamentare të qershorit bëhen tërësisht në linjë me standardet e BE-së. Por, veç problemeve, dy vendet mund të nisin shumë shpejt negociatat e lodhshme disavjeçare të anëtarësimit. E gjitha kjo është mirëseardhje. Brukseli duhet ta mbajë zgjerimin në lëvizje në kohën kur ai përballet me probleme serioze.
Turqia dhe Kroacia, dy vende tani në bisedimet e anëtarësimit, kanë ndeshur në vështirësi. Me Turqinë ekziston një pengesë themelore e politikës së BE-së, që ka sjellë zhgënjime në Ankara. Me Kroacinë, problemi kryesor është një konflikt i vogël kufitar me Slloveninë, për të cilin Lubjana e sheh të nevojshme të bllokojë procesin e Zagrebit.
Katër territoret që mbeten në Ballkanin Perëndimor, - Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova, - të gjitha përballen me sfida përpara se ato të nisin bisedimet e anëtarësimit. Serbisë i duhet të kapë Ratko Mlladiçin, gjeneralin serbo-boshnjak të kohës së luftës, i kërkuar për gjenocid; Bosnja duhet të tregojë kohezion më të madh në radhët e komuniteteve të saj etnike; Maqedonia duhet të zgjidhë konfliktin për emrin me Greqinë dhe Kosova duhet të fitojë njohje të tjera të pavarësisë së saj.
Të gjitha ato që dëshirojnë të jenë anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të bëjmë në shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo nuk është e lehtë, por mund të jetë më e rëndë pa perspektivën e anëtarësimit në BE.
Ndërkaq, BE-ja duhet të vërë rregull në shtëpinë e saj. Traktati i Lisbonës duhet të fitojë në referendumin që bëhet për herë të dytë në Irlandë këtë vit. Për ndryshe, nuk do të ketë vend të lirë për hyrje të reja, me përjashtim të Kroacisë. Gjithashtu, BE-ja duhet të prodhojë më shumë mbështetje publike për zgjerimin e Ballkanit. Ai duhet të tregojë ashtu siç bëri edhe në zgjerimin në 2004-2007-n, duke ndërtuar ura me shtete që qarkohen nga vendet anëtare të BE-së.
Kjo është e vështirë të reklamohet në një krizë ekonomike. Por nuk mund të jetë e pamundur. Ballkani Perëndimor, që në kohën e luftërave jugosllave ka qenë tërësisht nën përgjegjësinë e BE-së. Duke përgatitur rajonin për anëtarësim, kjo është vetëm një mënyrë racionale në zgjidhjen e çështjeve të sigurisë, paqes dhe prosperitetit.

Shkrimi është nga “Financial Times”

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›