E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: “Zgjedhjet duhet të sjellin një Parlament të pastër dhe jokorruptiv”

Ish-presidenti kryeson nismën për një “Parlament të pastër”. Përfaqësuesja e OSBE-së: “Shoqëria civile të mbikëqyrë procesin”

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka vënë theksin në domosdoshmërinë e rritjes së cilësisë së Parlamentit të ardhshëm. Në fjalën e mbajtur dje në aktivitetin e organizuar nga “Mjaft”-i, Moisiu është shprehur se zgjedhjet e qershorit duhet të sjellin një Parlament të pastër dhe jokorruptiv. Sipas tij, Parlamenti duhet të jetë institucioni më i besueshëm dhe me bazat më të larta morale. Ish-Presidenti i Republikës u ka bërë thirrje partive politike që të kenë kujdes në zgjedhjen e listës së kandidatëve, ndërsa ka theksuar se Parlamenti i ri duhet të jetë një parlament ku mandati nuk vidhet, por fitohet dhe është i drejtë.
E pranishme në këtë aktivitet ka qenë dhe zëvendësambasadorja e OSBE-së, Renate Hermans, e cila ka vënë theksin në domosdoshmërinë e nxitjes së qytetarëve për të aplikuar për kartat e identitetit.
Thirrja
Organizata të shoqërisë civile, të kryesuara nga ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu, shpallën dje nisjen e fushatës “Parlament i pastër”. Kjo fushatë, e cila synon të krijojë kushtet për një parlament me deputetë dinjitozë dhe përfaqësues të vullnetit publik, është nismë e një grupi organizatash ku bëjnë pjesë lëvizja “Mjaft”, fondacioni “Moisiu”, Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve etj. Kreu i koalicionit, ish-presidenti Moisiu, theksoi në fjalën e tij se kjo nismë ka të bëjë “me një qëllim, që zgjedhjet e qershorit 2009 të prodhojnë një parlament të çliruar nga ngarkesat korruptive dhe abuzive të viteve të tranzicionit”. “Sado që nisma vjen në kontrast me disa sjellje e tradita politike në vend, sado që ka vështirësi, ka paqartësi e boshllëk legjislacioni apo një konsensus ndërpartiak për të lënë mënjanë transparencën financiare të fushatës, vetë nisma ia vlen”, - theksoi Moisiu.
Ish-presidenti theksoi se nisma është një sinjal dhe një mesazh i rëndësishëm, një thirrje që u adresohet të gjithë politikanëve vendimmarrës dhe aktorëve politikë, që ata të mendohen mirë kur hartojnë listat e kandidatëve, të reflektojnë mbi integritetin moral e ligjor të kandidatëve dhe që të mësojnë të aplikojnë standarde të
denja për një vend anëtar në NATO e kandidat për në Bashkimin Europian. “Koalicioni nuk vjen si projekt i mbyllur, përkundrazi, kushdo që e vlerëson nismën është i ftuar t’i bashkëngjitet, sepse qëllimi dhe motivi janë të njëjta për shumë nga ne në këtë sallë e për shumë të tjerë jashtë saj. Koalicioni për një Parlament të pastër është në thelb koalicion i njerëzve vullnetmirë, që nuk mund të pajtohen me asnjë përpjekje të partive apo grupeve të caktuara politike për ta rrezikuar integritetin moral të zgjedhjeve dhe të Parlamentit të ardhshëm”, - theksoi Moisiu.
Numri dy i OSBE-së në Tiranë, Renate Hermans, shprehu besimin e saj se shoqëria civile mund të luajë një rol jetik duke ndihmuar Parlamentin në
përmbushjen e detyrave të tij kushtetuese dhe demokratike ndaj popullit shqiptar. Duke iu referuar aktorëve të shoqërisë civile ajo theksoi se “ata veprojnë si mbikëqyrës dhe monitorojnë zhvillimet parlamentare, duke i sinjalizuar publikut dhe qeverisë faktin e pamohueshëm se Parlamenti është një institucion që çmohet publikisht, vëzhgohet publikisht dhe i përgjegjshëm para publikut”, - theksoi zv.ambasadorja.
Kartat
Zëvendësambasadorja e OSBE-së, Hermans, ka mbështetur gjatë fjalës së saj çmimin prej 200 lekësh të kartave të identitetit dhe i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend dhe të nxisë qytetarët të aplikojnë për letërnjoftimet elektronike. “Duhet të gjendet sa më parë zgjidhja, pasi të dyja forcat janë të interesuara që të kenë votues në zgjedhje. Mendoj se çmimi 200 lekë është i arsyeshëm dhe puna në Kuvend është e rëndësishme, prandaj dhe opozita duhet të kthehet atje. Ne nuk mbrojmë asnjë palë në këtë përplasje, por mbështesim zgjidhjen në mënyrë që qytetarët të mos mbesin pa karta, të cilat nuk janë vetëm për të votuar”, - tha Renate Harmans.
Me shqetësim e sheh përplasjen midis dy forcave dhe ecurinë e pajisjes me karta dhe ish-presidenti Alfred Moisiu. Sipas tij, nëse vazhdohet me ritmet e tanishme, rreziku i dështimit të zgjedhjeve nuk mund të përjashtohet. “Ky do të ishte një dështim i madh për politikën shqiptare dhe një goditje e madhe për politiken tonë”, - është shprehur Moisiu. Koalicioni për Parlament të Pastër do të verifikojë kandidatët për deputetë të të gjitha partive kryesore, të cilët do të vlerësohen në bazë të disa kritereve të vendosura. Disa nga kriteret kryesore janë asetet pasurore, performanca parlamentare e rikandiduesve, përfshirja në raste korrupsioni, konflikti interesi, nepotizmi, dhune fizike apo verbale etj. Për ata kandidatë që rezultojnë të papërshtatshëm në bazë të kritereve, negociohet me partitë përkatëse për t’u përjashtuar nga lista e kandidatëve. Në të kundërt, emrat e tyre publikohen si të papërshtatshëm.

Nr. Emri i partisë Inicialet Emri i kryetarit 01 Partia për Mbrojtjen e të Drejtave PMDPSH Kadri Isufaj
të Punëtorëve të Shqipërisë
02 Partia Komuniste e Shqiperise PKSH Hysni Milloshi
03 Partia Aleanca Kombëtare PAK Krenar Tahiri
04 Partia Konservatore Shqiptare P.KONS Armando Ruco
05 Partia Demokracia e Re Europiane P.DRESH Koçi Tahiri
06 Partia e Reformave Demokratike PRDSH Skënder Halili
Shqiptare
07 Partia Forca Albania PF AIledin Pillati
08 Partia Lidhja Demokristiane LDK Nikoll Lesi
Shqiptare
09 Partia e Gjelbër PGJ Edlir Petanaj 10 Partia Demokristiane e Shqipërisë PDKSH Nard Ndoka 11 Partia Balli Kombëtar Demokrat PBDK Artur Rroshi
12 Partia e të Drejtave të Mohuara - e re PDM - e Re Fatmir Hoxha
13 Partia Ligj dhe Drejtësi PLD Spartak Ngjela
14 Partia Aleanca Demokratike PAD Neritan Ceka
Shqiptare
15 Partia Ora e Shqipërisë POSH Zef Shtjefni
16 Partia "Aleanca Për Europën PAE Tomorr Imeri
17 Partia Demokratike PD Sali Berisha
18 Partia "Bashkimi për të Drejtat e PBDNJ Vangjel Dule
Njeriut
19 Partia Bashkimi Liberal Demokrat BLD Arian Starova
20 Partia Demokratike e Bashkimit PDBMSH Osman Mema
Mysliman të Shqipërisë Sabri Jacaj)- ri
21 Partia Agrare Ambientaliste e PAA Lufter Xhuveli
Shqipërisë
22 Partia Balli Kombëtar PBK Adriatik Alimadhi
23 Partia Socialiste e Shqipërisë PSSH Edi Rama
24 Partia Lëvizja e Legalitetit PLL Ekrem Spahiu
25 Partia Emigracioni Shqiptar PESH për t’u vendosur
nga KQZ-ja
26 Lëvizja për Zhvillim Kombëtar LZHK Dashamir Shehi
27 Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar PBD Ylber Valteri
28 Partia Lëvizja për të Drejtat dhe LDLNJ Ligoraq Karamelo
Liritë e Njeriut
29 Partia Socialiste e Vërtetë ‘91 PSV 91 Petro Koçi
30 Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare PRVSH Muharrem Doda
31 Partia e mendimit të djathtë Liberal MDL Laureta Lici
32 Partia Socialkristiane e Shqipërisë PSKSH Fran Bruka
33 Partia Toleranca e Re e Shqipërisë PTR Avdi Keci
34 Partia Demokracia Sociale PDS Paskal Milo
35 Partia Lëvizja Socialiste për LSI Ilir Meta
Integrim
36 Partia për mbrojtjen e të drejtave të PMDE Ymer Kurti
emigrantëve
37 Partia Republikane Shqiptare PR Fatmir Mediu
38 Lëvizja G99 G99 Erion Veliaj

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›