E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel Josa, trajneri i Skënderbeut

(ALBANIA SPORT) – Mirel Josa është trajneri i ri i Skënderbeut, pas marrjes së presidencës së klubit korçar (vendi i fundit në Superligë) nga Agim Zeqo, presidenti i “Red Bull”-it shqiptar. Ish-trajneri i Teutës do të pasojë Andrea Markon (vetëm dy ndeshje në drejtim, dy humbje).

Josa bëhet kështu trajneri i tretë sezonal i Skënderbeut pas Gerti Haxhiut (drejtoi nga java 1-17) dhe Andrea Markos (javët 18-19).

Ndeshja e parë e Mirel Josës në drejtimin e Skënderbeut është ajo në çerkefinalet e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë (ditën e mërkurë, 10 shkurt në Korçë).

RRUGA E SKËNDEBEUT NË KUPË

Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Skëndeberu eliminoi Skraparin: humbi 5-3 në Çorovodë dhe fitoi 9-5 në Korçë.

Në turin e dytë eliminoi Apoloninë: fitoi 1-0 në Korçë dhe humbi 2-1 në Fier, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.

Në turin e tretë Skënderbeu do të përballet me Vllazninë. Takimi i parë do të luhet në Korçë, më  10 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 24 shkurt në Shkodër.

SKËNDERBEU NE KUPE

Pjesëmarrëse:        në 54 edicione
Në çerekfinale:      23 herë
Në gjysmëfinale:     7 herë
Në finale:           3 herë
Fituese:             0 herë
Finale të humbura:   3 herë
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›