Arsenali, “çmenduri” për të mbajtur Fabregasin
Nga Spanja vijnë zëra sipas të cilëve tashmë gjithçka ka përfunduar mes lojtarit dhe Barcelonës. Madje këto zëra shkojnë edhe më tej, duke aluduar se vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar në “Kamp Nou” sezonin e ardhshëm. Megjithatë Arsenali duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kapiteni dhe për këtë është gati t’i bëjë mesfushorit spanjoll një megaofertë për ta mbajtur në “Emirates”. Sipas tabloidit “Daily Mirror” “Topçinjtë” do t’i ofrojnë Fabregasit 33 milion euro për pesë vite, në përpjekje për ta bindur të mos largohet nga Londra. Nëse kjo marrëveshje mbyllet me sukses, atëherë Çesk Fabregas do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit londinez.