Kapllani, mbreti shqiptar i Europianëve

(ALBANIA SPORT) – Edmond Kapllani është lojtari që ka shënuar më shumë gola në kualifikueset për kompeticionin më të madh kontinental: 5 gola, duke qenë sulmuesi durrsak edhe rekordmeni shqiptar i aktivitetit.
Sulmuesi aktual i TuS Koblenz në Bundesliga 2 u ka shënuar nga një gol Rumanisë dhe Bjellorusisë, ndërsa Luksemburgut (3 gola), pikërisht në eliminatoret e fundit të Euro 2008. Përveç këtyre ekipeve në eliminatoret e Euro 2012 në grupin D janë dhe Franca e Bosnja.
Shqipëria ka zhvilluar 75 ndeshje në kuadër të eliminatoreve të kampionatave europiane, në 9 pjesëmarrje të saj, ku ka arritur 12 fitore, 17 barazime dhe 46 humbje, golaverazhi: 58-140 (4 gola janë vendosur si rezultat i ndeshjeve të fituara në tavolinë kundër Greqisë, të fituara secila nga 2-0).
26 lojtarë shqiptarë kanë shënuar të paktën një gol në eliminatoret e Europianëve, në 9 pjesëmarrje. Më shumë gola janë shënuar në kualifikueset e Euro 2008, 12 gola.
5 golat e Edmond Kapllanit
1: Shqipëri-Luksemburg, 2-0, El.Euro 2008
2: Luksemburg-Shqipëri, 0-3, El.Euro 2008
3: Luksemburg-Shqipëri, 0-3, El.Euro 2008
4: Shqipëri-Bjellorusi, 2-4, El.Euro 2008
5: Rumani-Shqipëri, 6-1, El.Euro 2008
Të gjithë golashënuesit në eliminatoret e Europianëve
5 gola (1): Edmond Kapllani
4 gola (5): Sokol Kushta, Altin Rraklli, Igli Tare, Alban Bushi, Ervin Skela
2 gola (8): Panajot Pano, Ilir Përnaska, Muhedin Targaj, Shkëlqim Muça, Hysen Zmijani, Klodian Duro, Altin Lala, Besnik Hasi
1 gol (13): Astrit Ziu, Mehdin Zhega, Eduard Abazi, Genc Tomori, Salvador Kaçaj, Arjan Bellaj, Rudi Vata, Devis Mukaj, Bledar Kola, Edvin Murati, Debatik Curri, Altin Haxhi, Erjon Bogdani
Gjithsej: 54 gola, 26 autorë golash
1 gol: 13 lojtarë
2 gola: 8 lojtarë
4 gola: 5 lojtarë
5 gola: 1 lojtarë
Golat sipas eliminatoreve
Euro 1960: Nuk morrëm pjesë
Euro 1964 (1 gol): Panajot Pano
Euro 1964: asnjë gol
Euro 1972 (5): Ilir Përnaska (2), Astrit Ziu, Mehdin Zhega, Panajot Pano
Euro 1976: Nuk morrëm pjesë
Euro 1980: Nuk morrëm pjesë
Euro 1982 (3): Muhedin Targaj (2), Genc Tomori
Euro 1988 (2): Shkëlqim Muça (2)
Euro 1992 (2): Eduard Abazi, Hysen Zmijani
Euro 1996 (10): Altin Rraklli (2), Hysen Zmijani, Sokol Kushta (4), Salvador Kaçaj, Arjan Bellaj, Rudi Vata
Euro 2000 (8): Alban Bushi (3), Igli Tare (2), Devis Mukaj, Altin Rraklli, Bledar Kola
Euro 2004 (11): Altin Lala (2), Igli Tare (2), Ervin Skela (2), Besnik Hasi (2), Alban Bushi (2),Edvin Murati, Klodian Duro, Altin Rraklli
Euro 2008 (12): Edmond Kapllani (5), Ervin Skela (2), Besnik Hasi, Altin Haxhi, Klodian Duro, Erjon Bogdani
Bilancet me kundershtaret e Grupit D
Miqesore me Rumanine
10.23.1949, Bukuresht Rumani -Shqipëri 1-1
11.29.1949, Tiranë Shqipëri-Rumani 1-4
10.05.1950, Bukuresht Rumani-Shqipëri 6-0
09.20.1988, Kostanca Rumani-Shqipëri 3-0
Zyrtare
10.1946 Shqipëri-Rumani 1-0 (Kamp.Ballkanik)
25.05.1947, Shqipëri-Rumani 0-4 (Kamp.Ballkanik)
02.05.1948, Rumani-Shqipëri 0-1 (Kamp.Ballkanik)
23.10.1949, Rumani-Shqipëri 1-1 (Kamp.Ballkanik)
29.10.1972, Rumani-Shqipëri 2-0 (Elimin. Botërorit 1974)
06.05.1973, Shqipëri-Rumani 1-4 (Elimin. Botërorit 1974)
25.03.1987, Rumani-Shqipëri 5-1 (Elimin. Euro 1988)
28.10.1987, Shqipëri-Rumani 0-1 (Elimin. Euro 1988)
06.09.2006, Shqiperi-Rumani 0-2 Euro 2008
21.11.2007, Rumani-Shqiperi 6-1 Euro 2008
Ndeshje me Bjellorusine
02.09.2006 Bjellorusi-Shqiperi 2-2 Euro 2008
17.11.2007 Shqiperi –Bjellorusi 2-4 Euro 2008
Ndeshje me Luksemburgun
1992 Luksemburg-Shqiperi 0-0
02.06.2007 Shqiperi-Luksemburg 2-0 Euro 2008
06.06.2007 Luksemburg-Shqiperi 0-3 Euro 2008
Ndeshje me Francen
07.11.1990 Shqiperi-France 0-1 Euro 1992
30.03.1991 France-Shqiperi 5-0 Euro 1992
Ndeshje Bosnje Hercegovinen
30.05.1995 Shqiperi-Bosnje Hercegovine 2-0 Miqesore
24.04.1996 Bosnje Hercegovine-Shqiperi 0-0 Miqesore
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 08 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili