E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi t’i vjedhë 800 mijë € Ronaldinjos, ndalohet hakeri

Faqja sportive spanjolle “sport.es” raporton se ky haker kishte si objektiv për t’i vjedhur lojtarir brazilian 800 mijë euro, por nuk saktëson se sa afër realizimit të planit ishte personi. Hakeri, i njohur si Everton CR, ka arrritur të ketë akses në e-mailin e nënës së Ronaldinjos, Migelina De Asis.Aty ai ka gjetur detaje të llogarive bankare të futbollistit dhe në këtë mënyrë u përpoq të transferojë shumën prej 800 mijë eurosh në llogarinë e bashkëpunëtori të tij. Ishte motra e futbollistit të Milanit ajo që dha alarmin dhe bllokoi transaksionin para se ai të ndodhte. Gjykimi për këtë person do të fillojë javën e ardhshme në Barcelonë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›