Mirel: Kosova, pak progrese

Drejtori për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë për Zgjerimin në BE, Pierre Mirel ka deklaruar se për Kosovën nuk do të ketë shumë progrese për t`u raportuar në raport-progresin e ardhshëm të Brukselit.
Deklaratën e tij, Mirel e ka bërë në ditën e dytë të takimit të Procesit të Stabilizim-Asociimit, që po zhvillohet në Prishtinë.
I pranishëm në konferencë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar se pavarësisht kësaj, Kosova do të vazhdojnë të punojë për procesin e integrimit.