E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel: Vendimi për liberalizimin e vizave, në mes të këtij viti

Vendimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë do të merret në mes të vitit 2010. Kështu deklaroi kreu i drejtorisë së zgjerimit në KE Zhan Pierr Mirel në një konferencë në Tiranë për procesin e liberalizimit të vizave për vendin tonë. Mirel gjithashtu theksoi se Komisioni Europian është i angazhuar që në mes të këtij viti të jap vendim në lidhje me procesin e libaralizimit të vizave për Shqipërinë.
"Ne jemi në pritje të raporteve të ekspertëve tanë të cilët vizituan Tiranën pak kohë më parë dhe konkluzionet do t'ia dërgojmë kolegëve në Shqipëri për të mos patur keqkuptime" theksoi Mirel. Sipas tij më pas KE-ja do të përgatis vlerësimin e bazuar në konkluzionet e ekspertëve dhe më pas do ta dërgojnë në Këshillin Europian për të vendosur.
Ndërkohë në lidhje me situatën politike në vend Mirel theksoi edhe njëherë se KE-ja mbështet kthimin e Partisë Socialiste në Kuvend si një hap pozitiv duke theksuar se debati politik bëhet më mirë në Kuvend dhe jo në rrugë. Ai gjithashtu theksoi se shpreson se diskutimet që po ndodhin në komisionin e ligjeve të sjellin një zgjidhje të kënaqshme. Diskutimet të sjellin një zgjidhje dhe marrëveshje konsensuale që Shqipëria të tregoj që ka një demokraci të pjekur" theksoi Mirel duke shtuar sërish se shpreson që të gjendet një zgjidhje para datës 18 mars që kur Komisioneri i ri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule të vizitojë Tiranën në 19 mars të gjejë një situatë të qartë dhe të vendosur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›