E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Berishës, edhe Meta: Në shesh për 8 dhjetorin

TIRANË- Një tjetër ftesë shqiptarëve për të qenë në shesh për 8 dhjetorin u ka ardhur sot edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Sipas tij, 8 dhjetori nuk është një ditë e shpikur në histori, por është dita më historike për Shqipërinë e re, pasi praktikisht 8 dhjetori është dita e rënies së Murit të Berlinit në Shqipëri. "Për këtë mendoj se është më legjitime që sot të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë ditë, për të treguar vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të përmbushur edhe stadin e fundit të ëndrrës së studentëve në 8 dhjetor që ishte: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropën"- tha Meta.
Duke pranuar se vendi në një kohë relativisht të shkurtër është transformuar, meta ka theksuar se Shqipëria ka nisur një stad të ri dhe final pas kalimit të aplikimit të saj nga ministrat e jashtëm të BE-së, atë që ka të bëjë me përgatitjen që ka të bëjë me anëtarësimin dhe për të nisur në të ardhme sa më të shpejtë edhe negociatat.
Ai ka deklaruar më tej se ka shumë arsye se shqiptarët duhet ta festojnë këtë 8 dhjetor, jo vetëm në mirënjohje të gjithë atyre studentëve dhe shqiptarëve që guxuan të rrezikojnë, çdo gjë në emër të lirisë dhe të një Shqipërie Evropiane, por sigurisht për të treguar edhe njëherë tjetër vendosmërinë e shqiptarëve për të ecur në këtë rrugë e cila është e pakthyeshme.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›