Mirena braktis PDK-në

Zëvendësministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ilir Mirena, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita e Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike në Kastriot.
Mirena, në një prononcim të shkurtër për Express ku Mirena ka punuar pë disa vjet, ka konfirmuar largimin nga posti i Kryetarit të Degës, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
"Po, kam marrë vendim për t'u larguar", ka thënë ai nëpërmjet telefonit.
Mirena ishte zgjedhur në krye të degës së PDK'së në Kastriot, në janar të këtij viti, gjatë procesit zgjedhor brenda Partisë Demokratike te Kosovës./Indeksonline./