Shesivar Haxhijaj largohet nga Ministria e Infrastrukturës

Ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Shesivar Haxhijaj, mëson Indeksonline nga burimet e veta brenda kësaj ministrie.
Haxhijaj më parë ka qenë këshilltar i Memli Krasniqit, në Ministrinë e Kulturës.
Ai po ashtu ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Istogut./Indeksonline./