E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koço Kokëdhima: Kush kërkon punë, të më sjellë CV-në

TIRANE - Deputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima ka shpallur pas kryeministrit të zgjedhur Edi Rama, garën për dërgimin e CV-ve për punë në administratën publike.

Në një mesazh të postuar në faqen e tij në “Facebook”, ai shkroi: “prej ditës së hënë, së bashku me stafin tim ndodhem në qytetin e Sarandës ku nëpërmjet intervistave po krijojmë një database të qytetarëve që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në sfidat e qeverisë së re. Jeni të mirëpritur në zyrat e PS Sarandë, që t’ju dëgjojmë dhe të plotësoni aplikimin e nevojshëm”. 

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›