E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët: Sot do të na përzënëMihal Delijorgji pronari i tokës

Të tjera rreth shkrimit Delijorgji: Nuk është prona juaj, dilni jashtë VIDEO/O FOTO/ Delijorgji aty ku banojnë romët Rikthehen prej shiut dhe natës te barakat,i dëbojnë Braçe:Berisha nuk e ndal dot Delijorgjin,nuk ka pushtet mbi të Amnesty: Veç dëbimit asgjë nuk po bëni për romët Media e huaj: Romët në Shqipëri, komunitet i lënë në harresë të plotë Romët: Po s'u gjet zgjidhja, do digjemi të gjallë Ballauri: Delijorgji i Gërdecit do të ndërtojë tek romët Strehimi i romëve, OSBE: të tregohet nëse sundon ligji a betoni Burgaj: Romët nuk do nxirren me forcë nga shtëpitë Amnesty Internationa: Qeveria t'i strehojë urgjentisht, romët TIRANE- Të nëpërkëmbur dhe të shpërfillur totalisht nga shteti i tyre. Kjo është situata në të cilën ndodhen rreth 40 familje rome, që po dëbohen me forcë nga vendi ku ata, që prej 10 vitesh, kanë ngritur kampin e tyre. Madje shpërfillja ndaj këtij komuniteti ka arritur deri në atë pikë, sa pranë tyre nuk është dërguar as edhe një autoambulancë apo ekip mjekësor që të mbikqyrë gjendjen e tyre shëndetësore, ndonëse vetë Avokati i Popullit, ka deklaruar se rrezikon të shpërthejë ndonjë epidemi.
 
Pronari i truallit të ndërtimit te Rruga e Kavajës, ku prej më shumë se një dekadë jetonin më shumë se 40 familje rome, është Mihal Delijorgji, i cili pasi vuajti dënimin minimal për tragjedinë e Gërdecit me 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur, tashmë është rikthyer sërish në krye të bizneseve të tij. Ai rrezikon të krijojë deri probleme ndërkombëtare për Shqipërinë me dëbimin e romëve pasi do të riaktivizojë projektet e tij të ndërtimit
 
Gjatë ditës së djeshme dy të sëmurë, banorët e këtij komuniteti i kanë dërguar me motorr në spital. “Po çfarë thua moj? Këtu nuk ka ardhur asnjë person të interesohet për ne. Madje sot paradite, një djalë rreth 20 vjeç dhe një fëmijë të vogël, të cilët kishin nevojë për ndihmën e mjekut, i kemi dërguar me motorr në spital”, - na thonë ata.
 
Gjatë pasdites së djeshme situata është rënduar edhe më, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Ata kanë mbuluar me plastmas çfarë kanë mundur, por pjesa më e madhe e gjërave iu kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa gjatë mbrëmjes ka pasur konfrontime me punonjësit e firmës se pronarët e firmës së ndërtimit të cilët kanë tentuar ti nxjerrin me dhunë. Kjo ka bërë që zona të rrethohet nga forca të shumta policie.
 
“Nuk e dimë çfarë do të bëjmë dhe ku do të shkojmë. Një pjesë e familjeve kanë 10 vjet që rrinë këtu, ndërsa të tjerë kanë 20 vjet. Sot (dje), këta të firmës së ndërtimit na kanë thënë që deri nesër (sot) duhet të jenë larguar të gjithë. Na kanë thënë merrni çfarë iu duhet se nga sot nuk do ju lëmë më të shkelni këtu. Ata po ndërtojnë edhe murin rrethues dhe kush ka dalë jashtë murit nuk e lënë më të futet brenda, ndërsa ata që janë brenda murit nuk i lënë të dalin jashtë. Është një situatë e tmerrshme. Ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë. Përveç Avokatit të Popullit, askush nuk ka ardhur të na shikojë. As bashkia as ministria e Punës. Ku do të shkojmë ne tani??? Le të na gjejnë një vend dhe të na thonë të shkojmë, por jo kështu”, - thotë Xheladin Taço, përfaqësues i komunitetit rom.
 
Ndërkohë që një pjesë e tyre kanë filluar të mbledhin gjërat, tendat, madje edhe dërrasat, pasi frima e ndërtimit po vijon  punimet. Ndonëse çështja e romëve, ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, shteti shqiptar nuk ka reaguar fare. As ministria e Punës,  as bashkia e Tiranës dhe as qeveria, gjatë gjithë këtyre ditëve, jo vetëm që nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me situatën, por as nuk kanë dërguar njeri që të shikojë nga afër se çfarë po ndodh me këta persona.
 
 
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11 gusht 2013

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›