Mirësevjen Edi Rama!
Nuk ka dite zie në Kosovë sot që morëm vesh se Sali Berisha mori një kundërshtim masiv nga qytetarët e Shqipërisë, siç mund ta mendojë ndonjëri i painformuar sa duhet në Tiranë.
A mund ta besoni: Një numër qytetarësh po e uron fitoren e Ramës nëpër rrjetet sociale?! Atyre që simpatizojnë Berishën dhe që janë më të mëdhenj në numër, vërehet se u ka humbur entuziazmi, por asgjë kritike. Rrugëve të Prishtinës nuk më ra të shoh njerëz me lot në sy, e as të dehur skajeve të rrugëve nga mërzia e humbjes së Berishës. Veshët nuk më kanë zënë një plan konspirativ për ndonjë protestë në rrugë në shenjë solidariteti të shoqëruar me motot “Sali je i yni. Të duam shumë”, siç pati për Erdoganin në Tiranë e Shkup.
Më i mërzituri, supozoj, sepse nuk e kam parë, mund të jetë “sugari” i LDK-së, Arben Gashi. E tradhtoi fotografia atë. Buzëqeshja po e mashtron që sa kohë dhe jo vetëm në këtë rast! Ky që në majat e politikës u ngrit nga Isa Mustafa dhe nga ku po e zbret vetveten- si pasojë e joseriozitetit- që sa kohë ka arritur të humbë edhe vetë Isa Mustafën. Votimi i “sugarit” besoj shumë se nuk mund të konsiderohet si një votim i partisë së tij në tërësi. Mbani mend Gashi herë pas here veten e sheh madje edhe si të deleguar edhe të zotit. LDK-ja ndoshta do të duhej të deklarohej!
Pak ka rëndësi se kush çfarë simpatish ka në Kosovë. Njerëzit janë të lirë të kenë të çfarëdoshme ja që disa e kanë edhe Berishën dhe le ta mbajnë, e disa Ramën- edhe këtë mund ta mbajnë. Por jam i sigurt se në asnjë moment më parë, Berisha nuk kishte imazh me të ulët në Kosovë se tani, dhe asnjëherë më parë më të lartë opozita.
Ashtu si dikur Nano, Berisha po i takon historisë së Shqipërisë. Bashkëqytetarët e mi duhet të mësohen që kryeministrat e atjeshëm t’i shikojnë ashtu si janë dhe t’i pranojnë ashtu si janë - si udhëheqës të shtetit fqinj, të cilin e duam dhe më të cilin kemi interes qenësor të ndërtojmë raporte të posaçme ekonomike, shoqërore e politike.
Kosova është ngjyra-ngjyra edhe sa u përket zgjedhjeve në Shqipëri. Këto ngjyra në raport me Kosovën duhet t’i shohin edhe miqtë tanë në Shqipëri. Paranojat e dikujt në Tiranë se nga këtu do të shkonim të organizuar me autobusë për të votuar e mbushur kutitë për Berishën, si krejtësisht të pasakta janë edhe një shenjë e moskomunikimit të mjaftueshëm mes Tiranës e Prishtinës. Media nuk po mjafton, dhe as plazhi. Kemi nevojë për komunikim të hapur dhe për projekte të përbashkëta.
Berishës ia dhanë fundin qytetarët e Shqipërisë dhe bënë mirë. Arben Gashi i dha votën Berishës, por miqtë në Tiranë le të jenë të sigurt se kanë pikur vota edhe për të majtën - nga ata që edhe i njohim. Sa për t’ua lehtësuar shpirtin se jo që kanë rëndësi këto vota.
Një “Jo” kaq të madhe e gati se plebishitare ndaj Berishës nuk e prisja. Duhet të këtë huqur shumë në Shqipëri, Berisha me ekipin e tij sa të marrë një goditje të tillë - gati se poshtëruese. Një epilog të tillë pakkush e kishte besuar dhe në Shqipëri. Mësimi i parë nga kjo, i vlefshëm edhe për ne, është se autokratët asnjëherë nuk janë aq të dashur dhe të fortë sikur që duken!
Zgjedhjet e fundit, thyen jo vetëm mitin e Berishës, por edhe një mit tjetër elektoral në të cilin llogarisin shumë edhe elitat e korruptuara dhe të paafta për menaxhim te ne - atë të bastioneve. Pra të atyre vendeve që zakonisht politikanët e korruptuar u japin pak, u marrin votën e tyre dhe e shndërrojnë në pushtet e para për vete, e ata si votues që i kanë gati sa herë që të duhen. Heqja e bastioneve për politikanët andej e këndej e madje edhe rrotull në rajon, është shumë herë më e rëndë se heqja e imunitetit apo se ndonjë Task-Forcë që lufton të korruptuarit.
Nëse ditën e zgjedhjeve nuk do të ndodhte vrasja dhe nuk do të kishte dhunë, atëherë vullneti i popullit do të paraplotësonte imazhin e një Shqipërie që tashmë ka filluar të ndryshojë. Është tepër herët që t’i dërgojmë mesazh apo kërkesë kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Në emër të Kosovës, jo se jo, nuk flas.
Nëse gjatë qeverisjes së tij zhvillohet Shqipëria dhe ajo i afrohet Bashkimit Evropian, do të mjaftonte besoj. Sa i përket raporteve me Kosovës, në pak fjalë shpresoj në rritje të komunikimit mes shtetasve të dy vendeve, dhe një qasje partneriteti me Kosovën në aspektin ekonomik e shoqëror. Në shumë pika në ekonomi bashkë mund të përmbushim njëri-tjetrin e në disa të tjera edhe mund të bëhemi lojtarë rajonalë.
Berisha nuk merrej me këto gjëra, ai luante më shumë rolin e padronit. Në Shqipëri i treguan se kanë nevojë për dikë tjetër - dikë që është një menaxher me pasion. Shumë gjëra ia kemi thënë Berishës edhe në këto faqe të gazetës sa ishte në pushtet, saqë sot si i humbur nuk e vlen t’i thuhen më.
Edi Ramës si kryeministër i ri i Shqipërisë i themi: Mirësevjen!