E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri kërkon më tepër nga Valoni

15/03/10 17:58

Jetmiri ka kërkuar nga Valoni që të bisedojnë pak bashkë. Ata dalin në kopësht dhe Valoni shprehet se ajo po ndjehet shumë mirë me veten aty brenda, por i mungon shoqëria e vjetër që ka patur dhe pasi Jetmiri e pyet për kë e ka fjalën, ai përgjigjet që ndjen mungesën e Rezartës. Ai thotë se vetëm Rezi ka qënë e aftë ta kuptojë vërtet atë dhe Jetmiri shprehet se këtë gjë mund ta bëjë dhe ai, por Valoni i përgjigjet që Jetmiri nuk mund ta zevëndësojë Rezin. Valoni shprehet se Rezin e ka patur njësoj si shoqet që ka në Prishtinë. Jetmiri i thotë që Valoni mund të pravojë ta konsiderojë dhe atë si Rezin, por Valoni shprehet se e di shumë mirë që ai nuk mund ta kuptojë aq mirë sa ajo. Jetmiri thotë që Valoni mund ta mësojë atë si ta kuptojë dhe Valoni përgjigjet se kjo do të merrte shumë kohë. Jetmiri tregohet shumë këmbëngulës dhe thotë se Valoni duhet të gjejë një mënyrë që ai ti përshtatet dhe po ti kërkojë ai të bëjnë ndonjë çmenduri tani, ai është i aftë ta bëjnë. Jetmiri shprehet se ka disa ditë që nuk kanë biseduar bashkë dhe Valoni nuk ka tentuar ti flasë dhe pse ai ka qënë i mërzitur. Më pas Valoni ka preferuar ti tregojë Jetmirit për pasionin e tij, për xhirimet dhe regjinë. Pasi Valoni i tregon disa gjëra mbi këtë temë, Jetmiri shprehet se ai duhet ta shfaqë veten dhe të tillë. Valoni përgjigjet që banorët kanë tendencën që një vlerë të mirë që posedon të ta ulin ose ta fshehin. Jetmiri shprehet që ai duhet të mundohet që tu tregojë vlerat e tij të tjerëve pasi nuk është duke e bërë siç duhet këtë gjë. Ai shton që dhe pse Kika, Edi apo dhe Jetmiri vetë mund ti duken njerëz të mirë, Valoni nuk duhet të besojë. Ata i kthehen përsëri bisedës për pasionin e Valonit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›